Manchester Unitedi është dashur ta shndërronte Cristiano Ronaldon në një lojtar ekipor, në mënyrë që ta shfrytëzonte potencialin e tij maksimal, madje duke e shtyrë të bënte gjëra që nuk i pëlqenin. Por, falë këtij ndryshimi, ai u bë superyll botëror – thotë Mike Phelan.
Djajtë e Kuq e blenë portugezin në vitin 2003 nga Sporting Lisbona, ndërsa pasuan gjashtë sezone mjaft produktive, nga të cilat përfituan të dyja palët, edhe skuadra edhe lojtari.
Deri në kohën kur u transferua te Real Madridi (2009) për asokohe shumë rekorde, Ronaldo ishte transformuar nga një anësor spektakli, në një sulmues të frikshëm.
Loja e tij u ngrit në nivel akoma më të lartë në Spanjë, ndërsa golat e CR7 nuk kanë të ndalur edhe në moshën 35 vjeçare te kampioni italian, Juventus.
Phelan, i cili punonte si trajner në ekipin e parë nën Sir Alex Fergusonin, beson se Unitedi e ka vënë bazën që i ka ndihmuar portugezit të bëhet një prej më të mirëve në histori.
Trajneri, i cili tash është kthyer në Old Trafford si dora e djathtë e Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë për The Coaching Manual se klubi anglez e dinte se ka një diamant në dorë dhe një talent që mund të nxinte sa më shumë mësim, këshilla dhe informacion.
“Ronaldo u dallua. Ai ishte si një sfungjer. Dëshironte më shumë (këshilla nga trajnerët e Unitedit). Të sfidonte për më shumë. Ne duhej të përpiqeshim dhe ta bënim Cristianon lojtar më ekipor dhe ai e kuptoi. Në fund e mësoi”.
“Ishin disa gjëra që i bënim në stërvitje që e detyronin atë të bënte gjëra që nuk dëshironte t’i bëjë”. Sidomos kur erdhi suksesi dhe pas transferimit te Real Madridi, ishin disa gjëra – që kur i shikonim ndeshjet te Madridi – ato i kishte marrë te Manchester Unitedi”.
“Ai po e përkthente atë me shkallët e përsosmërisë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe është një ndjenjë përmbushjeje dhe kënaqësie për atë që ka arritur”.
“Nuk po them se unë e jam krijuar Cristiano Ronaldon. Shumë njerëz kanë ndikuar tek ai. Por, ndikimin më të madh e ka pasur nga vetvetja – motivi i tij ka qenë fantastik”.
Gjatë qëndrimit te Manchester Unitedi (2003-2009), portugezi shënoi 118 gola në 292 paraqitje duke fituar (mes tjerash) tre tituj të Ligës Premier, një trofe të Ligës së Kampionëve dhe Topin e parë të Artë.
Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka…
Ndihmësregjisori i ‘Emily in Paris’, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella, u…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar…
Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit. Sipas policisë, një…
Paraditen e sotme 24 gusht, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u…
Në kuadër të operacionit “The Wanted”, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas…