Ditën e sotme lajmi se një gomone e gjatë 9 metra u sekuestrua në në Karaburun të Vlorës u dha në të gjitha mediat. Për këtë arsye u arrestuan edhe dy persona.
Blutë e Vlorës theksuan se dyshohej se gomonia ishte vjedhur në Greqi duke njoftuar se ishin arrestuar edhe Dushan Spahiu 43 vjeç dhe Paulin Koçi 25 vjeç.
None found
Por duket se ngjarja është më e rëndë se sa vjedhja e një gomoneje në Greqi dhe këtë e konfirmon Forca Detare, e cila gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ka bërë gjithashtu një shpjegim për kapjen e gomones në fjalë.
Forca Detare thekson në një njoftim që më pas u fshi nga faqja se gomonia është kapur dje në Karaburun dhe një ditë më parë ata kishin dërguar nga bregu shqiptar në drejtim të Italisë 33 klandestinë. Pasi i dërguan në Itali ata janë kthyer në ujërat shqiptare duke u kapur nga Forca Detare.
Mësohet se gomonia kishte disa javë që kërkohej nga Guardia di Finanza për transport të klandestinëve.
Për këtë lajm ka shkruar edhe media italiane Ansa, por pa treguar nga kanë ardhur këta 33 klandestinë.
Ansa shkruan se 33 klandestinë kanë zbritur në Salento dhe janë me origjinë nga Egjipti, Siria dhe Iraku.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në Kubë, ndërsa kreu i Departamentit të Shtetit…
Këtë të premte, një moment i sikletshëm ka ndodhur pas takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Japonisë, Sanae…
Gjykata e Tiranës dha sot (22 maj) masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj të ndaluarit një ditë më parë,…
Tomas Tuhel, ka surprizuar me listën e Anglisë. Sot janë zyrtarizuar 26 emrat ku anglezët do të besojnë për rikthimin…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Tokio, ku në nder të tij u mbajt dhe një ceremoni…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur me ceremoni zyrtare në Japoni nga homologia, Sanae Takaichi në kuadër të vizitës…