Categories: Uncategorized

Rihapja e kufijve me jashtë, policia bën njoftimin e rëndësishëm

Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim lidhur me hapjen e kufijve falë lehtësimit të masave ndaj koronavirusit.

Në njoftim, sqarohet se si do të lëvizet në vendet fqinje, ku janë marrë një sërë masash shtesë edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare, qoftë në pikat e kalimit, ashtu edhe në kufirin e gjelbër dhe atë blu.

Të lidhura

None found

Njoftimi
Departamenti për Kufirin dhe Migracionin

Në zbatim të urdhrit nr. 351, datë 29.05.2020, të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, Policia Kufitare ka marrë masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor, për vijimin normalisht dhe pa probleme të aktivitetit kufitar.

Në këtë kuadër i gjithë personeli i Policisë Kufitare në pikat e kalimit kufitar është pajisur me maska dhe dezinfektantë për mbrojtjen nga COVID-19.

Në lidhje me shtetet fqinje situata e kalimit kufitar është si më poshtë:

Për Republikën e Italisë, Greqisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshim të regjimit kufitar nga ana e tyre. Lejohet hyrja për në Shqipëri, por nuk lejohet hyrja për të gjithë udhëtarët në drejtim të këtyre vendeve, përveç atyre që janë rezident apo që kanë ndjekur procedurat me Ministrinë e Jashtme, si përgjatë periudhës së pandemisë.

Në Republikën e Malit të Zi lejohen të hyjnë pa asnjë pengesë dhe kufizim vetëm qytetarët nga shtetet në listën e miratuar nga ana e tyre (shtete të cilat kanë shkallën e rasteve aktive të koronavirusit më pak se 25 për 100 000 banorë), listë në të cilën bën pjesë edhe Republika e Shqipërisë.

Për Republikën e Kosovës lejohen të hyjnë të gjithë shtetasit, por në qoftë se nuk posedojnë konfirmim zyrtar brenda një afati kohor prej 4 ditësh që janë “negativ” me COVID-19, atëherë duhet të plotësojnë formularin përkatës për vetëkarantinim për një periudhë 7-ditore, ndërsa kamionët duhet t’i nënshtrohen procesit të dezinfektimit para se të hyjnë në territorin kosovar.

Policia Kufitare ka marrë një sërë masash shtesë edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare, qoftë në pikat e kalimit, ashtu edhe në kufirin e gjelbër dhe atë blu.

të fundit

“Arbana Osmani personi që më ka zhgënjyer, tjetër në ekran, tjetër në realitet”/ Pas deklaratave të Ori Nebiajt, vjen reagimi i moderatores

Debati mes Arbana Osmanit dhe Ori Nebiajt duket se ka marrë një tjetër zhvillim, këtë herë përmes rrjeteve sociale. Pas…

2 minutes ago

Ballkani Perëndimor pritet të përfshihet në roamingun pa tarifa shtesë të BE-së

Qytetarët e Kosovës dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë së shpejti nga përdorimi i telefonisë…

6 minutes ago

Krimet e luftës në Kosovë, drejtësia ende nuk ka përmbushur pritshmëritë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, e cila la rreth 10 mijë viktima civile, vetëm 77 persona janë dënuar…

6 minutes ago

Bardhi akuzon kreun e SPAK për favorizim të Ballukut dhe zbulon klinikën ku ajo, sipas tij, shpenzoi mijëra euro për estetikë

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të…

13 minutes ago

81-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet në Durrës

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka…

14 minutes ago

Rezultati nuk pasqyron ndeshjen”, Nevil Dede i drejtpërdrejtë: Kasa shënoi dhe tani do të presë flokët

Egnatia tregoi veten kundër Vorës, 5 – 1 në Rrogozhinë, 3 pikë të rëndësishme që i shkëpusin ndjeshëm nga Teuta…

24 minutes ago