RENEA ka zhvilluar gjatë natës një operacion në Bardhaj të Shkodrës, ku deri më tani janë shoqëruar dy persona të familjes Doçi, të cilët dyshohet se janë vrasës me pagesë.
Operacioni në Shkodër është kryer për kapjen e personave të cilët janë përfshirë në pengmarrjen e Jak Prengës, i cili dyshohet se u vra dhe më pas u gropos në zonën e Shijakut.
None found
Dyshohet se nga Shkodra kanë qenë 3 prej porositësve të pengmarrjes së Prengës.
Më poshtë, janë dhe identitetet e urdhëruesve të krimit makabër:
M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.
G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.
K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.
D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.
Jak Prenga u mor peng rreth dy javë më parë në zonën e Kamzës, dhe dyshohet se u vra në kompleksin e familjes Hajri, si një hakmarrje ndaj të vëllait të tij, që ishte pjesë e një grupi që tregtonte sasi të mëdha kokaine.
Burime bëjnë me dije se nga operacioni është përjashtuar policia lokale e Shkodrës, nga frika e një dekospirimi.
Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët…
Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të…
Trupa të varur në oborr për Halloween, banorët ankohen dhe ndërhyn policia — Klan Kosova [...]Read More...
Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…
Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…