Categories: Uncategorized

RENEA dhe FNSH arrestojnë 22 persona, përse akuzohen

Ditën e sotme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare në 86 pika kontrolli kanë arrestuar 22 persona të dyshuar për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar drogë dhe janë vënë në pranga autorët, janë kapur persona në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, të ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit etj.

Të lidhura

None found

Gjithashtu janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht 7 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas teksa janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin 56 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.

Gjithashtu janë bllokuar për mungesë dokumentacioni 17 automjete në gjithë vendin.

Rastet më kryesore:

Në fshatin Zallë, Fushë Krujë, gjatë kontrollit të ambienteve, banesave dhe territorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 203 kilogramë lëndë narkotike cananabis sativa. Është arrestuar në flagrancë shtetasi F. Z., 59 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë, (djemtë e shtetasit F. Z).

Në Tiranë, nga Forcat e Posaçme “Shigjeta” është kapur shtetasi i shpallur në kërkim S. T. (Z.), 22 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 24.11.2019, ka qëlluar në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin I. A. Gjithashtu, ky shtetas është proceduar penalisht për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi gjatë verifikimit të gjeneraliteteve i ka dhënë punonjësve të Policisë një kartë identiteti të falsifikuar.

Në Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar 8 shtetas sirianë dhe nuk i është bindur urdhrit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në Korçë u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., banues në Pojan, Maliq, pasi transportonte 3 emigrantë të paligjshëm me një mjet që e drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në Lezhë është arrestuar shtetasi G. K., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike.

të fundit

Three vehicles collide on the Rrogozhinë-Lushnjë highway; one injured person taken to hospital

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të…

58 seconds ago

Gen Z protests spread across Europe, with clashes with police and Molotov cocktails from France to Albania

Protestat e të rinjve në disa vende të Europës, të zhvilluara për përmirësimin e arsimit dhe kushteve të jetesës, u…

1 minute ago

First runoff results in Brvenica published by the State Election Commission

KSHZ ka publikuar rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale në Bërvenicë.Nga 20.8 të vendvotimeve të përpunuara,…

2 minutes ago

Csaba Laszo pas barazimit në Korçë: Vllaznia duhet të përmirësojë pjesët e para dhe të respektojë më pak kundërshtarin

Csaba LaszloPas barazimit 1 – 1 me Skënderbeun në Korçë, java e 10-të në Abissnet Superiore, ka folur për mediat…

2 minutes ago

Voting ends in Brvenica, awaiting the first results

Votimi në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës ka përfunduar.Qendrat e votimit, të cilat ishin të hapura…

2 minutes ago

Osmani pas humbjes në Elbasan: Duhej fituar ky duel

Qatip OsmaniEdhe pse Laçi shënoi i pari në duelin me Elbasanin në fushë kundërshtare, bardhezinjtë nuk arritën të merrnin pikë…

14 minutes ago