Categories: Uncategorized

Rekord i zi! Shpërthejnë infektimet e COVID-19 në vend, kaq u shënuan vetëm sot

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me COVID-19 në Shqipëri.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në 24 orët e fundit është thyer një tjetër rekord i zi, pasi kanë rezultuar të infektuar 136 shtetas.

Të lidhura

None found

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 6 pacientë kanë humbur betejën e tyre me COVID-19.

Njoftimi:

Kanë ndërruar jetë 6 persona nga koronavirusi në vendin tonë përgjatë 24 orëve të fundit sipas përditësimit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, 136 persona ndërsa janë shëruar 74 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë. Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë mbi 1 mijë persona aktivë me Covid19, që janë në banesë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

“Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse. “Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë artisti 53 vjeçar nga Tirana.

Gjithashtu dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.”, bën me dije ministria e Shëndetësisë.

“Nisur nga fakti se janë vënë re raste të shtuara që lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.”, vijon njoftimi i ministrisë.

të fundit

EU membership process requires joint institutional commitment, says Zulfaj

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka theksuar se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është…

1 minute ago

Gashi-Hyseni Meeting: Need to Strengthen Fight Against Financial Crime Emphasized

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, me të…

2 minutes ago

KPC and Ombudsperson Vow to Strengthen Institutional Cooperation

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, ku…

2 minutes ago

High arsenic levels detected in Valandovo water, residents warned to avoid drinking

Është konstatuar nivel i rritur i arsenit në ujin e pijshëm nga ujësjellësi i qytetit të Vallandovës, njoftoi Ndërmarrja Publike…

3 minutes ago

Elderly man protests over 10,000 lek pension: Forced to work illegally, I’m in court. Opposition should lock themselves in Parliament

Një i moshuar deklaroi se ai ka dalë në protestë pasi pensioni që ai merr është vetëm 10 mijë lekë…

4 minutes ago

53rd March Against the Government / Citizens Once Again Start the Protest in Front of the Prime Minister’s Office; Edi Rama’s Resignation Demanded

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Këtë të mërkurë protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 53 të saj. Gjatë…

4 minutes ago