Para tre vitesh Real Madrid mbrojti titullin e në Ligën e Kampioneve, kur në Cardif mposhti 4:1 në finale Juventusin.
Reali është bërë skuadra e parë që fitoi tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.
Pjesa e parë e finales kundër Juventusit kishte përfunduar 1:1, me pjesën e dytë të dominuar nga Real Madrid që shënoi edhe tri gola të tjerë.
Në pushimin e pjesës së parë, Zinedine Zidane ka pasur çka t’u thotë lojtarëve të tij, që frymëzoi për fitore në pjesën e dytë.
Real Madrid, në faqet e tyre në rrjetet sociale, ka publikuar një video nga zhveshtorja e tyre, ku zbulohen fjalët e Zidanes për lojtarët e tyre.
“Unë thjesht dua të them dy gjëra. Kjo është finale. Është një lojë e vështirë edhe për ta. Gjëja më e rëndësishme është që ne të jemi të fortë, agresivë në mbrojtje. Kur them agresiv, nuk dua të them që të ndëshkohemi”, u tha Zidane lojtarëve, i cili vazhdoi.
“Thjesht duhet të sigurohesh që gjithmonë je afër topit, të jesh duke luftuar, të vdesësh për këtë klub. Ata luajnë 4-4-2 me Alves dhe Mandzukic duke qëndruar shumë para. Isco, duhet të jesh më agresiv në krahun e majtë kur mbron një formacion 4-4-2, dhe kur keni topin, kërkoni hapësirë mes vijave. Kur e kemi topin, duhet të jemi të durueshëm”.
Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Dy…
Zjarri në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës, vijon për të dytën ditë radhazi. Vatrat janë përhapur…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me 73 vota pro sot (26 gusht) u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të…
Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9…
Instruktorja e hipizmit Juszyna Czoska, 52 vjeç dhe shoferi i kamionit Wojtek Kowalkowski, 49 vjeç, nga Bloxham, Oxford, humbën jetën…
Influencerja dhe biznesmenja e njohur italiane Chiara Ferragni ka publikuar disa foto nga pushimet e saj në Kos të Greqisë.…