Categories: Uncategorized

Reagimet pas eliminimit të Soleimanit, SHBA e pakënaqur me europianët

Pas sulmit në Irak kundër gjeneralit iranian, Kasem Soleimani, SHBA duket e zhgënjyer nga qëndrimi i europianëve. Ndërkohë Brigadat Al-Kuds paralajmërojnë hakmarrje e nuk përjashtojnë as sulme në Ngushticën e Hormuzit.

Mijëra irakianë demonstruan të shtunën kundër SHBA në një ceremoni mortore për gjeneralin e vrarë, Kasem Soleimani duke kërkuar hakmarrje me thirrje “vdekje Amerikës“.

Të lidhura

None found

Me arkivolin e gjeneralit të vrarë ata kaluan nëpër kryeqytetin e Bagdadit duke lëshuar thirrje urrejtjeje kundër SHBA-së.

Soleimani u vra me drone amerikane në Irak, dhe njihej si drejtuesi i brigadave famëkeqe Al Kuds dhe këshilltar i afërt i liderit suprem fetar të Iranit, Ajatollah Khamenei.

Irani ka shpallur se do të ketë hakmarrje masive. Edhe Gardat e Revolucionit, pjesë e të cilave ishin Brigadat Al-Kuds kanë kërcënuar se do të hakmerren kundër SHBA dhe nuk përjashtojnë sulmet në Ngushticën e Hormuzit.

Irani do t’i ndëshkojë amerikanët, ku të jenë, tha komandanti i njësive elitë në provincën Kerman, gjenerali Golamali Abuhamseh të shtunën për agjencinë Tasnim.

“Ngushtica e Hormuzit është një pikë e rëndësishme për perëndimin dhe shumë shkatërrues amerikanë dhe anije lufte e kalojnë atë”, tha Abuhamseh.

Pompeo kritik ndaj vendeve europiane

Ndërkohë Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kritikoi mbështetjen e europianëve pas vrasjes së gjeneralit iranian, Kasem Soleimani nga SHBA. Pompeo tha të premten për televizionin Fox News, se aleatët europianë “nuk ishin aq ndihmues“, sa kishte shpresuar ai.

USA | Mike Pompeo Pressekonferenz in Washington ( Getty Images/AFP/S. Loeb)
Vrasja e Soleimanit në Irak u urdhërua nga presidenti Trump dhe u përshëndet nga republikanët dhe Izraeli. Kurse krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish perëndimore paralajmëruan nga shkallëzimi i gjendjes në Lindjen e Afërt.

Pas bisedimeve me aleatët në rajon dhe Europë, Pompeo tha se britanikët, francezët, gjermanët duhet të kuptojnë, se “ajo që kanë bërë amerikanët ka shpëtuar jetë njerëzish edhe në Europë.”

Kurse bisedimet me partnerët tanë në rajon kanë qenë “të gjitha fantastike“, shtoi Pompeo, i cili e quajti sulmin “një gjë të mirë për të gjithë botën“.

Bundeswehr im Irak (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)
NATO ndërpret trajnimin e trupave irakiane

Pas vrasjes së gjeneralit të njohur iranian, Kasem Soleimani, për shkak të gjendjes së rrezikshme në rajon, NATO ka ndalur për momentin trajnimin e trupave irakiane.

Zëdhënësi, Dylan White tha, se misioni megjithatë nuk do të ndërpritet. „Por aktivitetet e trajnimit janë ndalur përkohësisht.” NATO e vëzhgon gjendjen me kujdes, tha zëdhënësi.

Siguria e personelit ka prioritet.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper pas zhvillimeve të fundit në rajonin e Lindjes së Afërt./DW

të fundit

Policia jep informacion nga aksidenti i rëndë i furgonit Berat–Tiranë, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një…

2 minutes ago

NATO sqaron pse Kosova nuk është në Samitin e Ankarasë

NATO është deklaruar për interesimin që po ndodh në Kosovë lidhur me mospjesëmarrjen e vendit në Samitin e NATO-s që…

11 minutes ago

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si çift pas përfundimit të Big Brother…

12 minutes ago

Të rinjtë nisen drejt Komisariatit Nr.1, thirrje “Arrestoni Ramën” gjatë marshimit nga Drejtoria e Policisë Tiranë

Protestuesit nisen në këmbë nga Drejtoria e Policisë Tiranë drejt Komisariatit Nr.1. Te rinjtë kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në…

14 minutes ago

Ferland Mendy dërgohet në gjyq, pala paditëse kërkon gjashtë muaj burg

Mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy, është urdhëruar të dalë në gjyq nga një gjykatë në Alcobendas, pas një incidenti…

17 minutes ago

Arjeta Roshaj në paraburgim 30 ditë, zbardhet deklarata e saj për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për…

22 minutes ago