4 persona kanë humbur jetën tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit për shkak të koronavirusit. Raportohet se kanë ndërruar jetë një 64 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, të cilët kishin sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë ISHP ka konfirmuar 93 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 420 teste të kryera.
Ky është bilanci më i rëndë që prej fillimit të pandëmise në Shqipëri si sa i përket të vdekurve ashtu edhe të prekurve brenda një ditë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Zonat më problematike mbeten Tirana, Durrësi dhe Shkodra, ndërsa sëfundmi ka patur raste të shtuara në Vlorë dhe Elbasan.
Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku gjashtë automjete janë përplasur njëra pas tjetrës. Sipas…
Një anije tjetër me emigrantë dyshohet se është mbytur në ujërat e Mesdheun qendror, pranë brigjeve të Libisë. Informacionet paraprake…
Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore paralele serbe…
Një skandal i rëndë ka tronditur opinionin publik, pas zbulimit të një aktiviteti kriminal ku dyshohet se drejtues të kompanisë…
Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar Elton Ilirjani, ku foli për situatën e këngëtares se njohur Parashqevi Simakut, duke…
Armiri është zgjedhur lideri i parë i shtëpisë në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Të gjithë banorët u…