Në Shqipëri, rastet e reja me COVID 19 po rriten me ritme shqetësuese, ndërsa shtrirja gjeografike ka përfshirë thuajse të gjithë vendin nga Veriu në Jug.
Autoritetet njoftuan të dielën se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 57 të infektuar, një shifër e parregjistruar më parë, duke e çuar numrin e gjashtë ditëve të fundit në 258 raste, ose 17 përqind e totalit që nga fillimi i epidemisë më 9 mars. Mesatarja ditore e javës që sapo mbyllet është sa trefishi i mesatares ditore të tre muajve të fundit.
None found
Rastet e 24 orëve të fundit janë vërejtur në 8 qytete të vendin, ndërkohë që numri i të shëruarve ka qenë tejet i ulët, vetëm 5 të tillë. Në spitalin infektiv, janë 47 pacientë nga të cilët një I intubuar dhe 7 të tjerë po në gjendje të rëndë.
Duke qenë se rastet e reja po zbulohen në ndërmarrje, dhe institucione publike e private, autoritetet ju rikthyen sot thirrjeve që të nxisin të punuarit nga shtëpia, aty ku është e mundur.
Ndërsa heqja e masave shtrënguese, u shoqërua dhe me rënien e ndjeshme të intensitetit të kontrolleve, për zbatimin e rregullave të higjienës dhe protokolleve të përcaktuara nga autoritetet, prej dy ditësh ato janë përforcuar./VOA
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…
Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…
Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…
Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…