Categories: Uncategorized

Rama vazhdon përrallën me mediat: Gënjehet për kriminalitetin!

Në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar në maksimun rolin e uniformave blu.

Mes të tjerash Rama u shpreh se mes një xhungle informacioni, siç e quajti ai, krijohet përshtypja e gabuar mbi situatën e kriminalitetit. Sipas kreut të qeverisë faktet flasin për një rritje të zbulueshmërisë së krimeve.

“Në kushtet e një xhungle informacioni krijohet përshtypja e gabuar mbi situatën e kriminalitetit. Ndërkohë që faktet flasin më së miri, për rënien e vazhdueshme të treguesve kryesore të kriminalitetit. Faktet flasin për një rritje të zbulueshmërisë së krimeve. Ky raport ne gjithë këto vite ka ardhur duke rritur forcën e shtetit dhe ulur forcën e krimit. Vitin e shkuar u shpërbënë më shumë se dyfishi i grupeve kriminale krahasur me vitin 2018. U rrit forca goditëse ndaj të gjitha veprave të renda apo më pak të rënda. Vijoi procesi për afrimin e standarteve, u hap rruga për herë të parë për studentë ekselence dhe u forcua struktura e bazuar në meritokracinë në procesin e rritjes në detyrë. U aplikuan metoda të reja kundër krimit. Falë policisë së shtetit jo vetëm u sigurua rendi dhe qetësia në 6 muajt e protestave por u shfaq në sytë e gjithë oponionit publik vendas dhe të gjithë atyre të interesuar jashtë Shqipërisë, fytyra e një policie shtetit prorcinale dhe funksionale”, tha Rama.

Teksa u ndal te sfidat për vitin 2020, Rama u ndal sërish te grupi të cilin ai e quan KÇK. Kryeministri tha se shumë shpjet do të jetë gati masa ligjore kundër këtij grupi, ku Rama përfshinë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

“Jemi përpara një numri të ri sfidash dhe mbi të gjtha viti 2020 është përcaktuar si vit kyç për të vënë në jetë luftën kundër krimit të organizuar.

Shoqëria jonë po përballet me një organizatë krimale brenda sistemit të drejtësisë, e përbërë nga prokurorë dhe gjykatës që e kanë të qartë që nuk e kalojnë procesin e vettingut dhe janë bashkuar motos ‘kap ça të kapësh”. Ne jemi ndërmarrë nismën e një pakete ligjore që jemi duke e kolauduar edhe me partnerët tanë të pazëvendësueshëm dhe në ditët në vijim do e kthejmë në një masë ligjore për të ndërmarrë ofensivën kundër krimit”, tha kryeministri.

të fundit

Horoskopi 11 Maj 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Përmbledhje: Dita e sotme sjell luhatje emocionale dhe sfida në komunikim. Kujdes me ndjenjat e papërpunuara, sidomos në marrëdhëniet…

22 minutes ago

Nesër zgjedhjet/ Ja ku do të votojnë Edi Rama, Sali Berisha deri te Tom Doshi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 11 Majit 2025, ditën e diel, në ora…

39 minutes ago

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për deputet

Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në…

51 minutes ago

U shpall në kërkim nga SPAK për krime zgjedhore në Kukës, arrestohet Kalosh Peposhi

Policia e Kukësit ka arrestuar Kalosh Peposhin, një nga personat që u shpall në kërkim si i dyshuar për blerje…

1 hour ago

Krimi zgjedhor s’ndalet në Dibër, Policia: Xhemal Gjunkshi denoncoi edhe për të shtëna me armë, SPAK po heton

Zbulohen të tjera detaje nga përplasja mes grupeve të PS dhe PD në Dibër ku u raportua se një automjet…

2 hours ago

Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi. Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici,…

2 hours ago