Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme nga Berati premtoi sërish rritje pagash për mjekët para zgjedhjeve
Ai zbuloi se qeveria po synon t’i rrisë pagat e mjekëve dhe punonjësve të sistemit shëndetësor në 40%. Ndërkohë që ditën e sotme, kreu i qeverisë thotë se kjo do të jetë rritja më e madhe e pagave në histori.
Rama sqaron në Facebook se në Tiranë deri në zonat më të thella, më shumë se 600 mjekë dhe 2400 infermierë i janë bashkuar sistemit shëndetësor publik në 2 vitet e fundit, falë procesit transparent të përzgjedhjes.
Statusi i plotë
MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë dhe gjithashtu me lajmin e mirë për ta e kolegët e tyre, se shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre, ju uroj një ditë të mbarë?
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…