Kryeministri Rama ka folur nga Brukseli pak para takimit informal me liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ku theksoi se të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot.
Rama e konsideroi këtë fakt si një sinjal se as për Shqipërinë mbërritja nuk do të jetë e lehtë, por u shpreh se Shqipëria është e interesuar për të diskutuar metodologjinë e re të integrimit në BE.
“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.
Por në të njëjtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të Evropës dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për të shtyrë procesin dhe në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare.
Po kështu për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet dhe mbështetje për të shkuar përpara me rindërtimin”, tha Rama.
Këtë të enjte, një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin…
Kai Trump, mbesa 18-vjeçare e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka ngjallur interes të madh publik pas paraqitjes së saj në…
Ditën e sotme, Anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve, kanë deklaruar se nuk është mbledhur Këshilli, me qëllim shqyrtimin…
Khloé Kardashian ka zbuluar se aktualisht ekziston vetëm një djalë i veçantë që lejohet të flejë në shtratin e saj.…
Prej disa ditësh në vendin tonë, reshjet e dendura dhe përmbytjet kanë shkaktuar situata emergjente në disa qarqe të vendit,…
Këtë të enjte, një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit, ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Teksa po pastronte dëborën…