Categories: Uncategorized

Rama “përvesh mëngët” për zgjedhjet, takon krerët e bashkive

Kryeministri Edi Rama do të takojë sot në orën 11:00 kryetarët e bashkisë në ambientet e kryeministrisë.

Ky takim vjen një ditë pasi zhvilloi takim me deputetët e qarqeve ku dhe ka dhënë edhe disa udhëzime që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme, ku ndër të tjera është shprehur se personalisht nuk është për lista të hapura.

Rama ka vënë në dijeni të vetët, se nuk do të ketë zgjedhjet të parakohshme lokale. Ai ka biseduar me ta në Sallën e Hartave në kryeministri për disa orë ku ka prekur edhe temën e koalicioneve parazgjedhore për të cilën tha se në zgjedhjet e ardhshme, mund të mos regjistrohen fare koalicione.

“Të vijohet me punën në terren, të jeni pranë njerëzve në këtë kohë pandemie. Deputetët tanë nuk mund të jenë me pushime në fundjavë. Duhet të jeni në terren. Të mos shkëputemi me njerëzit. Të mos kemi pushime. Duke qenë se shifrat e pandemisë nuk duken mirë, nuk duhet të fshihemi pas tyre për të mos shkuar në terren. Unë nuk besoj te listat e hapura. Por këtë është mendimi im personal. Këtë do t’a diskutojmë në Parlamnet. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe sistemim nuk i bëjmë dot vetëm. Duhen votat e opozitarëve”, ka thënë Rama.

të fundit

“Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar”, Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaj tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori shpejgoi se pse partia që ai drejton nuk iu bashkua protestës së PD-së dhe…

17 minutes ago

Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë/ Shoqërohen disa persona në komisariat

Disa protestues janë shoqëruar në komisariat, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike. Bëhet me dije se përveç qutetarëve në…

37 minutes ago

“Kemi armik të përbashkët”, Lapaj rikthehet në protestën para Kryeministrisë: Kemi të njëjtin hall, të përballemi me qëndresë!

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, menjëherë pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, u rikthye…

40 minutes ago

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarit i plas molotovi tek këmbët, momenti kur merr flakë dhe largohet me vrap

Një incident i frikshëm ndodhi para Kryeministrisë, teksa qytetarët po hidhnin molotov në drejtim të kryeministrisë. Siç shihet edhe në…

1 hour ago

Berisha: Do marshojmë drejt Surrelit! Do t’i shpallim lufte armikut të shqiptarëve! As bunker s’do gjesh më!

Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje protestuesve t’i drejtohet Surrelit, ku ndodhet shtëpia e Edi Ramës. Berisha u shpreh se…

2 hours ago

Protesta zhvendoset te parlament, Berisha dhe mbështetësit përballë godinës së rrethuar nga policë

Pas përfundimit të fjalimit të Berishës protesta para kryeministrisë përfundoi, për tu zhvendosur para parlamentit. Edhe aty janë vendosur forca…

2 hours ago