Categories: Uncategorized

Rama nxjerr listën: Këto biznese do i rikthehen punës nga 27 prilli (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama në komunikimin e mbajtur sot me qytetarët ka bërë me dije se më 27 prill do të hapet blloku i dytë i bizneseve, e ndërsa tha se do të qëndrojnë gati për t’u rikthyer në fazën fillestare nëse epidemia do të arrije në nivele të padëshirueshme.

“Të hënë më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara. Dua të analizojë dhe është shumë e rëndësishme është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar, pasi hapja vjen me risk.

Ne kemi mjete penalizuese, duke përfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal që hyn në fuqi këto ditë, por fillimisht duhet të mendojnë për veten jo ndëshkimet. Duke mbrojtur njëri-tjetrin atëherë mund të hapemi. Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat. Të gjithë janë të përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e epidemisë kap nivele negative.

Do të publikohen sot që të marrin masat që të jenë në rregulla. Lista e aktiviteteve që do të hapen do të publikohen në e-albania dhe çdo aktivitet ka Kodin e vetë përkatës. 27589 punonjësve të regjistruar, tregtim me pakicë e veshjeve, mallrave të tjera, tregtia me pakicë e këpucëve, tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjet e ndriçimit, tregtia me pakicë e luleve, e bizhuterive, e pajisjeve audio dhe video, qylymave, e lodrave, e pajisjeve sportive, e sistemeve të sigurisë dhe taksitë me një person brenda në diagonal”, tha Rama.

Më tej Kryeministri Rama tha se sot maksimumi deri ditën e nesërme do të publikohen aktivitetet që do të hapen pas datës 27 prill.

“Lista e aktiviteteve do të publikohet dhe çdo aktivitet ka kodin e vet përkatës. Në këtë bllok të dytë 27589 punonjës të regjistruar kthehen në punë.

Shitjet me pakicë e mallrave, tregtia me pakicë e tekstileve, e artikujve të këpucëve më dyqane të specializuara. Tregtia me pakicë e luleve, bizhuterive, me pajisje audio, e qilimave, veshjeve të mureve në dyqane të specializuara.

Tregtia me pakicë e pasive ë veshjeve sportive në dyqaneve të specializuara. Lista ka një protokoll të veçantë edhe për masat që duhet të zbatohen në momentin e hapjes së biznesit.

Javën e ardhshme do të jetë edhe protokolli specifik për shërbimin taksi, me vetëm një persona brenda në diagonal me shoferin.

Qoftë taksitë, apo një pjesë e konsiderueshme e punonjësve që janë hapur apo që do të hapen javën e ardhshme për një numër jo të vogël janë përfitues të tre pagave të re pagave të luftës. Pavarësisht këtij fakti që puna fillon çfarë është dhënë nuk do të merret”, deklaroi Rama.

të fundit

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…

26 minutes ago

Rama ndan pamjet: Rruga panoramike e Shirokës, në fazën përfundimtare

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…

41 minutes ago

FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago

Presidenti Putin: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…

1 hour ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 20 Dhjetor 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…

1 hour ago