Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur sot me një minutë heshtje në ndër të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit. Më pas, fjalën e ka mbajtur kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili radhiti sipas tij sukseset e qeverisjes së Ramës duke u ndalur edhe tek problematikat e hasura gjatë mandatit të parë.
Balla vlerësoi Reformën në Drejtësi, por nuk kurseu akuzat ndaj opozitës si edhe Presidentit Meta duke e krahasuar atë me Ver Llapën.
Aktualisht po flet kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit.
Kjo ishte ajo që po ndodh në sallë, por çfarë ndodhi jashtë saj?
Rama është paraqitur në Kongres i veshur me stilin e tij të preferuar, ndërsa gjatë hyrjes në Pallatin e Kongreseve u fotografua nga LSA teksa përpiqej të hiqte sikletin që i shkaktonte xhaketa, ndërkohë brenda Erion Veliaj kujdesej që t’i rregullonte kravatën Arben Pëllumbit.
Pasi hyri brenda, Rama u takua me delegatët si edhe Presidentin e Partisë Socialiste Europiane Sergei Stanishev.
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…