Premtimi i dhënë sot nga presidenti francez për një “PO” për negociatat në samitin e Zagrebit nëse raporti i Komisionit Europian do të jetë pozitiv për kryeministrin Rama është një hap pozitiv por s’ka vend për eufori.
Nga qytetarët kërkoi durim dhe qetësi deri në vendimmarrjen e pranverës.
Rama: Nuk e ndoqa dot presidentin se isha në takime të tjera por nga sa munda të dëgjoj është një sinjal pozitiv, megjithatë dëshiroj tu them të gjithëve se nuk kemi pse e ushqejmë veten me iluzione dhe dëshira të skajshme, edhe pse shumë legjitime, sepse kjo gjë nuk varet nga ne dhe le të presim me durim ndërkohë që duhet të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje dhe durim për të realizuar gjërat ashtu siç do ti realizonim nëse do të ishin hapur negociatat.
Duke komentuar vizitën e tij në Mynih, Rama tha se fokusi kryesor ka qenë përfshirja e sa më shumë vendeve në konferencën e donatorëve.
Edi Rama: Erdha me një qëllim të madh dhe një detyrë, të realizoja sa më shumë kontakte dhe të bëja sa më shumë në hapat e fundit drejt stacionit të konferencës së donatorëve që është pasnesër në Bruksel dhe më vjen mirë që koha u shfrytëzua me dobi në këtë aspekt. Tani të shikojmë rezultatet edhe pse ka ende orë për të punuar. Dhe detyra e kryetarit të OSBE për 2020.
Por cilat janë rezultatet në këtë drejtim dhe çfarë pritshmërish ka kryemiistri?
Edi Rama: Kam një pritshmëri të caktuar, nuk bëhet fjalë për të arritur për të përmbushur të gjitha nevojat por të mbetemi në një nivel që sado modest të mund të ketë një peshë në këtë proces. Nëse do ta realizojmë këtë ne do të jemi të kënaqur, nëse shkojmë përtej kësaj ne do të jemi të lumtur.
Ditën e sotme, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar në hyrje të Parlamentit rezultatin e votave…
Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, njofton ndarjen nga jeta të psikologes Ilirjeta Metushi, e cila prej…
Këtë të premte, Partia Demokratike, do të organizojë sot një ceremoni përkujtimore pranë bustit të heroit të demokracisë Azem Hajdari…
Prokuroria e Fierit, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar dosjen për gjykim për ngjarjen e regjistruar më 30 Korrik…
Në vitin e tij të parë si trajner i Kombëtares, Silvinjo arriti të shkruante historinë duke e kualifikuar Shqipërinë për…