Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi kërkesës së opozitës për të rritur numrin e testeve për COVID-19 në Shqipëri.
Përmes një postimi në twitter, Rama ka hequr përgjegjësinë nga vetja, pasi thotë se strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.
Kryeministri bën thirrje që të dëgjohen ekspertët dhe jo politika.
“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit. Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42“, shkruan Rama.
Dje, opozita, përmes Bardh Spahisë i kërkoi publikisht qeverisë shtimin e numrit të testeve, pasi testimet e pakta, nuk e tregojnë saktësisht situatën në vend.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…