Categories: Uncategorized

Rama i përgjigjet ambasadores Yuri Kim: S’më vjen mirë ta dëgjoj

Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën në Kuvend ku është përgjigjur ndaj fjalës së Yuri Kim se politikanët shqiptarë duhet të mbajnë fjalën.

Ai ka deklaruar se nuk i vjen mirë nga kjo deklaratë dhe se nuk e bën shtetin e tij për qesharak.

Fjala e Ramës

Meqë këtu përmbyllim një fazë jo të lethë të një reforme që falë këtij parlamenti u bë reformë, se deri në 5 qershor ishte formalim, dua që ti falenderoj të gjithë deputetët, për kontributin e dhënë për ta sjellë këtë ditë votimi në parlament, miqtë e partnerët që janë përfshirë në këtë proces, por do më lejoni tu përcjell një mesazh nga kjo foltore miqve e partnerëve.

Uroj ta dëgjojnë këtë mesazh sic është:

Mesazhi nga foltoroja e një parlamenti sovran, qeverie sovrane e një kryeministri që përfaqëson një shtet sovran.

Po e nis me cfarë thotë Venecia për sistemet zgjedhore:

“Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi në përzgjedhjen e sistemeve zgjedhore, gëzojnë këtë marzh se këto zgjedhje janë vendime politike.

Komisioni i Venecias e OSBE -ODIHR nuk rekomandojmnë ndonjë sistem të vecantë, e as ka standarte ndërkombëtae që rekomandjojnë një metodë specifike për shpërndarjen e mandateve.

Ky është standarti që ka vendosur gjithë grupi i i organizmave ndërkombëtarë që garantojnë votën e lirë.

Ndaj miq e parnterët tanë ta dëgjojnë mirë se ky është vendim i parlamentit e i takon shtetit shqiptar përmes parlamentit të vendosë cfarë bën me sistemin zgjedhor.

S’është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me amabsadoren amerikane as të BE e askënd tjetër duke i respektuar maksimalisht e duke i konsideruar këtu zot në vendin e tyre.

E them se u bënë 30 vjet e s’mund të bëhen 30 të tjera nëse vazhdojmë të mos i themi gjërat sic janë.

Natyrisht sështë përgjegjësia e amabsadores amerikane, të BE, SHBAapo Brjksesl që ne prej 30 vitesh kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve shqiptare.

Kërkojmë shahitë për të komunikuar me njëri tjetrin ër të zgjidhur probkeme që i krijojmë vetë.

Kur dëgjoj amabsadoren amerikabe qe thote se “do i ndjekim me vëmendje drejtuesit politke a do e mbajnë fjalën apo jo”, sinqerisht nuk më vjen mirë, jo për veten time por edhe për të gjithë ne dhe ajo fjali është arsye për cdo person në këtë vend, socialistë e demokratië e ballist madje që kur merr përsipër të përfaqësojnë popullin e vet në këtë sallë, të mos e bëjë qesharak popullin e vendin e vet, të mos bëjë qesharak shtetin e vet sepse e kemi krijuar ne këtë trashëgimi të ulët e cila është vazhdim i një historie të gjatë moskuptimesh mes shqitparëve që kanë cuar shqiptarët në situata të pajustifikueshme fare e nuk e kanë lënë këtë vend të bëhet ai që Zoti ka krijuar me bujari të madhe”.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago