Akoma nuk është harruar tërmeti i frikshëm që tronditi Shqipërinë me 26 nëntor dhe që mori 51 jetë. Në këto ditë të acarta mendja shkon akoma më shumë te ata që mbetën në qiell të hapur dhe në të ftohtë duke mos patur një strehë për të futur kokën.
E nëse do të kujtojmë ata që i shtrinë dorën Shqipërinë, ajo që ngjalli më shumë habi ishte deklarata e Erdoganit se do të ndërtonte 500 shtëpi për të prekurit.
Të gjithë kishin dyshime se kjo ndihmë nuk vinte nga zemërgjersia e madhe e monarkut të paprekshëm Erdogan, por kishte qëllime të fshehura.
Dhe mbrëmjen e djeshme këto qëllime janë vërtetuar.
Shtetasi turk, Harun Çelik me profesion mësues dhe anëtar i lëvizjes Gyleni u dëbua nga Shqipëria duke ngjallur polemika të mëdha.
42-vjecarit iu mohua kërkesa për azil dhe Harun Çelik vuajti dënimin prej 5 muaj e gjysmë në burgun 302 tek rruga “Mine Peza” në Tiranë pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false dhe papritur gjyqi i tij është shtyrë në datën 1 janar dhe ku është marrë vendimi për lirimin e tij. Por 42 vjeçari nuk është lënë i lirë.
Menjëherë është transportuar nga qelia e burgut, në Drejtorinë e Migracionit që ndodhet në Laprakë. Pasi është mbajtur disa orë aty në mënyrë të paligjshme, Celik është shoqëruar me makina policie në aeroportin e Rinasit.
Më pas ai është dërguar me linjën Air Albania drejt Turqisë ku akuzohet për terrorizëm, veprim ky që cënon drejtpërdrejtë liritë themelore të njeriut.
Kështu duke zgjedhur datën 1 janar ku të gjithë janë pushim, rrugët janë të zbrazura dhe mediat nuk raportojnë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka përfituar nga fakti që nuk ka vëmendje dhe ka punuar me “zellshmeri” duke lëshuar një vendim me në krye gjyqtarin Kreshnik Omari.
Në kundërshtim me ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, duket se ky vendim vë edhe njëherë në rrezik integrimin në BE dhe sigurisht besimin e njerëzve se po jetojnë në një shtet demokratik.
Nëse do të shohim anën ligjore, në nenin 19, pika 2 e Kartës Europiane për të Drejtat Themelore thuhet:
“Askush nuk mund të largohet, dëbohet ose ekstradohet drejt një Shteti ku ka rrezik serioz që ai apo ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdekje, torturës apo trajtimeve të tjera ç’njerëzore apo degraduese.”
A i dërgoi Rama me Celikun, haraçin Erdoganit? /albeu.com/
Këtë të enjte, 12 shkurt 2026, një grabitje me armë zjarri, ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë…
Ministrja Albana Koçiu, ka shpërthyer në Kuvend ndaj kreut të PD Sali Berisha, i cili deklaroi se asnjë efektiv nuk…
Situata e tensionuar që ka përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas mbërritjes së zarfit të zi vijon të…
Gjatë mesnatës së kësaj të enjte rreth orës 01:00, një aksident rrugor është regjistruar në Klos. Sipas informacioneve policore, një…
Në një seancë të tensionuar në Parlament, ish-kryeministri Sali Berisha, ironizoi kryeparlamentarin Niko Peleshi, duke i thënë se po përpiqet…
Pas tensioneve në Kuvend, ku deputetët e PD kanë bllokuar foltoren, pasi kreu i Kuvendit Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën…