Categories: Uncategorized

Rama: Fatura e dëmeve nga tërmeti ka arritur në 1 miliard euro

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi me Luigi Di Maio, Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë, ka dhënë një shifër tepër të lartë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama i ka thënë ministrit italian se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro, sipas videos të publikuar nga ERTV. “Raporti do të jetë gati për pak ditë, por deri tani është përllogaritur rreth një miliard”, ka pohuar kryeministri.

Në takim është folur për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, ku qeveria shpreson që të mbledhë fonde për rindërtimin.

Di Maio ka pohuar se një miliard është shumë, por ka shtuar se ka besim tek Konferenca e Donatorëve e organizuar nga BE se do të gjendet një zgjidhje.

Dëmi sa 10% e ekonomisë

Kjo shifër e dhënë nga kryeministri është shumë më e lartë sesa vlerësimi fillestar në rreth 600-700 milionë euro dhe përbën gati 10% të prodhimit të Brendshëm Bruto (vlerës së mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhohen nga ekonomia në një vit).

Shifra është e barabartë me rreth një të katërtën e buxhetit vjetor të shtetit, ndërsa gjithë shpenzimet kapitale janë rreth 700 milionë euro.

Duke pasur parasysh madhësinë e ekonomisë, me forcat e veta, vendi e ka të pamundur që të sigurojë një shumë të tillë.

Deri tani nga buxheti i shtetit janë alokuar për rindërtimin rreth 200 milionë euro, ndërsa shpresa është tek donatorët./monitor/

të fundit

Kallas në Shkup: BE mbështet Maqedoninë e Veriut. Integrimi më i shpejtë, vetëm nëse ka vullnet politik

Përfaqësuesja e lartë e BE, Kaja Kallas ka zhvilluar një vizitë në Shkup. Ajo u shpreh se BE është mbështetës…

2 minutes ago

Presidenti Begaj pritet me ngrohtësi nga komuniteti shqiptar në Philadelphia

Një pritje e përzemërt iu rezervua Presidentit të Republikës Bajram Begaj nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, ndërsa ndodhet në Shtetet…

5 minutes ago

Nga nesër rihapet për qarkullim tuneli i Llogorasë, lidh Dukatin me Palasën në vetëm 10 minuta

Nga e shtuna, 24 maj 2025, tuneli i Llogarasë do të hapet për qarkullimin e automjeteve, duke shkurtruar ndjeshëm kohën…

17 minutes ago

Aktori i dyshuar se ngriti një “shtëpi bari” në Australi, “hakmerret” Bardhi: Bota rrotullohet

Aktori i njohur Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin ngritur një shtëpi bari në Australi…

37 minutes ago

Keni bërë plane për në plazh? Mësoni si parashikohet të jetë moti nesër, ja si do të lëvizin temperaturat

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e alternime…

52 minutes ago

Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve në Maqedoninë e Veriut

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë së…

58 minutes ago