Categories: Uncategorized

“Rama dhuroi 8.5 milion euro me koncesionin e check up-it”

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka deklaruar për mediat se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët.

Gjata iu referua sipas tij të dhënave zyrtare, që tregojnë se Rama i ka dhuruar Vilma Nushit, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it”, u shpreh Gjata

Deklarata e plotë

Duke ju uruar një vit të ri të mbarë, me sa më pak probleme për ju dhe familjet tuaja, urimi për largimin e qeverisë dhe kryeminsitrit që drejton vendin është i pashmangshëm.

Arsyeja që na bashkon në këtë urim të fillimvitit është e thjeshtë: Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët, klientët dhe financuesit e tyre.

Buxheti 2020 me 150 milionë dollarë pagesa për 10 oligarkë nuk është prova e vetme se motivimi kryesor i qeverisjes së Edi Ramës është vetëm zhvatja dhe grabitja e qytetarëve për interesa korruptive.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it.

Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro.

Partia Demokratike e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë më të ulët që realizohet në të vërtetë.

Janë 8.5 milionë euro , të cilat, në vend t’i bëheshin dhuratë për të pasuruar një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në vend. Me 290 mijë shqiptarë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë, 8.5 milionë euro vjedhje vetëm me 1 koncesion, janë mesazhi më i qartë se qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e shqiptarëve, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës. Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi I paligjshëm i një grupi oligarkësh, me të cilët po grabit paratë dhe pasuritë e tjera të vendit.

Partia Demokratike është e vendosur t’i zhbëjë këto skema vjedhjeje. Sapo të kemi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin me votë të lirë e të ndershme, Partia Demokratike do të anullojë çdo koncesion dhe projekt korruptiv që grabit shqiptarët.

Plani ynë për të orientuar paratë e shqiptarëve për mirëqenien e tyre është e vetmja rrugë për daljen nga kriza ekonomike dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Që të realizohet ky plan dhe Edi Rama të mos vjedhë me çdo firmë 8.5 milionë euro, na duhet që, së bashku, ta largojmë sa më shpejt qeverinë e tij kampione të korrupsionit.

të fundit

Gara për drejtuesin e BKH-së/ Ish-kreu i Policisë në listën e aplikantëve (EMRAT)

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kandiduar për postin e Drejtorit të Byrosë…

6 minutes ago

Hapja e kutive në qarkun Tiranë, burime pranë KQZ: Na duhen 10 ditë kohë për infrastrukturën teknike

Pas vendimit për hapjen e kutive për rinumërim në qarkun e Tiranës, burime pranë Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve, shprehen se…

34 minutes ago

Do të vijë era shtet/ Deklarata virale Nokës, Alesia Balliu reagon ashpër: O Flamur, erdhi era e dështimit madhështor

Alesia Balliu, teksa ishte e ftuar në emisionin "Dekalog" në Dritare TV,   ka reaguar ashpër ndaj deklaratës virale të…

37 minutes ago

U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas nga Kosova, të akuzuar për veprën penale…

1 hour ago

Të shtëna me armë në Rrogozhinë, plas sherri mes fqinjëve (EMRAT)

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona janë plagosur me…

2 hours ago

Detaje nga plagosja në Sarandë/ Ja kush është i lënduari (EMRI)

Detaje të reja mësohen nga plagosja që ndodhi në Sarandë. Sipas informacioneve policore, i plagosuri është identifikuar si Devis Saliaj,…

2 hours ago