Categories: Uncategorized

Ra në “rrjetën” e OFL, kush është “truri” i grupit kriminal në Shkodër që mori sot letrën

Ditën e sotme, OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë Enver Bajrit, “të fortit” të Shkodrës.

Në tetor të 2018, Bajri është arrestuar në Spanjë si “truri” i grupit kriminal Bajri të Shkodrës. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Të lidhura

None found

Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”. Banda ishte aktive kryesisht në zonën e Shkodrës . Në këtë vit, Policia e Shtetit në një operacion të gjerë e goditi këtë bandë dhe arrestoi 11 anëtarë të saj. Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.

Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit. Policia pati bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij. Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

Policia e Shtetit organizoi një operacion në lagjet Kiras e Dobraç të Shkodrës si dhe në Tiranë. Aksioni u ndërmor mbrëmjen e 21 shtatorit, duke vënë në pranga 11 anëtarë të grupit kriminal “Bajri”. Ndërsa dy të tjerë, përfshirë edhe Behar Bajrin, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten vetëm 15 vjeçe, Fabiola Bajri, u arrestuan në Holandë.

Më konkretisht, në prangat ranë:
Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë

Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë

Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër

Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër i cili gjithashtu mori sot formularin nga OFL për deklarimin e pasurisë

Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër,

Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër,

Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë,

Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër,

Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër,

Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë,

Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

të fundit

Mbi 40 mijë aplikime për t’u bërë agjent sekret në Argjentinë, brenda 24 orëve

Argjentina hapi dyert e shërbimit të saj sekret për herë të parë përmes një konkursi publik për të rekrutuar agjentë…

4 minutes ago

Durmishi nuk pranon ftesën e Shqipërisë U-19, ndërsa Sllovenia U-21 e kërkon

Arman Durmishi nuk është përfshirë në listën e Kombëtares U-19 për dy ndeshjet që kuqezinjtë do të luajnë përballë Qipros…

4 minutes ago

Jonida Maliqi e quajti të mbivlerësuar vokalisht, Rozana Radi i përgjigjet: “Do të ishte film

Jonida Maliqi ishte pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në puntatën e kësaj të shtune, ku u ndal edhe…

4 minutes ago

SPAK nis hetimet për “Albanian Files”/ Ina Zhupa: Libri që do ta çojë Edi Ramën në burg! Ekspozon Shqipërinë si plaçkë private për interesa klienteliste

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj…

6 minutes ago

Denoncoi “Albanian Files”, gazetari holandez Vincent van Gerven Oei shoqërohet në polici

Mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar gazetarin holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë…

19 minutes ago

Danillovski warns of measles risk: only five cases, but vaccine coverage is falling

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

20 minutes ago