Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme më studion e lajmeve se Policia Gjyqësore dhe Polica Kriminale kanë përgjuar përgjatë ditëve të izolimit elementë të njohur të botës së krimit për të kuptuar nëse ata po përpiqen të kryejnë ndonjë veprim kriminal, por edhe nëse kanë qenë pjesë në ngjarje të ndodhura më herët.
Artan Hoxha tha se vendi tani ndodhet në një qetësi para furtunës sepse grupet kriminale deri më sot janë përshtatur me izolimin, ndërsa me lehtësimin e masave do përgatiten për veprimet e radhës.
Ai tha se një pjesë e madhe e pjesëtarëve të këtyre grupeve kanë mbetur brenda vendit me mbylljen e kufijve duke u bërë lehtësisht të gjendshëm nga kundërshtarët e tyre.
“Është një situatë e rreme. Është një qetësi para furtune. Grupet kriminale gjetën mënyratr për t’u përshtatur me situatën pasi vrasjet nuk bëheshin sepse autorët bëjnë llogari se si të largohen nga vendi i ngjarjes. Ngjarjet e djeshme ishin mjaft të rënda dhe janë pasojat të karantinimit.
Njerëzit kanë qëndruar mbyllur dhe pjesëtarë të rrezikshëm të grupebe kriminale kanë mbetur brenda vendit. Në momentin ku ata fillojnë lëvizjet gjenden më lehtë nga kundështarët dhe rivalët e tyre.
Gjithë kjo tkurrje gjatë kësaj kohe e ka bërë këtë lloj kategorie më agresive. Policia Gyqësore dhe Policia Kriminale janë përpjekur të kryejnë përgjime sepse njerëzit kanë folur edhe në izolim me idënë që të mbledhë prova në lidhje me ngjarje që mund të ndodhin dhe kanë ndodhur”, tha Artan Hoxha. /abcneës/
Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…
Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…
Ditën e sotme, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar në hyrje të Parlamentit rezultatin e votave…
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës, njofton ndarjen nga jeta të psikologes Ilirjeta Metushi, e cila prej…
Këtë të premte, Partia Demokratike, do të organizojë sot një ceremoni përkujtimore pranë bustit të heroit të demokracisë Azem Hajdari…
Prokuroria e Fierit, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar dosjen për gjykim për ngjarjen e regjistruar më 30 Korrik…