Categories: Uncategorized

“Qëndro në shtëpi” apo “shko në punë”, realiteti me të cilin po përballen shqiptarët këto ditë (FOTO LAJM)

Teksa kryeministri vazhdon e bën thirrje “Qëndroni në shtëpi”, ka dhe nga ata të cilët janë të detyruar të shkojnë në punë.

Një ndjekës i Albeu.com shkruan pranë redaksisë se i kanë kërkuar të paraqitet pranë call center-it ku punon.

“Përshëndetje, jam shumë e shqetësuar. Sot na kanë thirrur në punë. Në call center, si është e mundur kur kryeministri bën thirrje dhe thotë rrini në shtëpi?! Kemi familje! Po marrin në qafë të tjerët duke na nxjerr në punë. Nuk e kuptoj si është e mundur të hapen kur të gjithë janë mbyllur. Jam shumë e shqetësuar, kam familjen. Edhe burri sot është thirrur në punë”, shkruan qytetarja.

Ndërkohë një tjetër, që punon pranë një fabrike në Shkodër ka po të njëjtin shqetësim.

Në situata të ngjashme janë dhe punonjësit pranë fasonerive të cilët në të kundërt mund të rrezikojnë vendin e punës.

Kujtojmë se ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 9 raste të reja të prekur nga koronavirus, ku në total numërohen 51 persona.

Ndërkohë, qeveria ka marrë masa edhe më të rrepta ku prej orës 18:00 të ditës së sotme, është ndaluar dhe lëvizja në këmbë.

Atëherë, si do të zgjidhet halli i këtyre të punësuarve, ku nga njëra anë përballen me një armik të panjohur që mund t’i rrezikojë jetën e nga ana tjetër me vendin e punës?!/albeu.com

të fundit

Parashikimi i motit 3 Qershor 2025/ Kthjellime dhe vranësira, temperatura deri në 33°C

  Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me…

5 minutes ago

Horoskopi 3 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

DASHI Yjet do ua bejne me te bukur jeten ne cift sot. Partneri do jete i gatshem te beje gjithcka…

8 hours ago

Jenishehri zbulon se si mundet Serbia: Jam matematicien, Duka dhe Silvinjo janë xhelozë, duhet zhdukur xhelozia

Ish deputeti Selami Jenishehri, ka ndërtura një skemë, se si Shqipëria mund të mposhtë ekipin serb, por thotë se Armand…

8 hours ago

Armando Broja alarmon Shqipërinë, sulmuesi kuqezi ka hasur probleme muskulore para sfidës me Serbinë

Kombëtarja shqiptare ka kryer ditën e sotme stërvitjen në “Shtëpinë e Futbollit” në prag të përballjes me Serbinë ditën e…

8 hours ago

“Kaq budalla e dini Ramën, që t’ju japë qeveri teknike?”/ Flamur Noka: Zgjedhjet nuk do të njihen, si në Serbi

Flamur Noka thotë se zgjedhjet në Shqipëri ishin më keq se në Serbi dhe për këtë arsye nuk do të…

8 hours ago

Masazhi i Esterit për Anduelin, debat mes fermerëve në spektakël

Masazhi i Esterit për Anduelin është shndërruar sërish në temë debati dhe akuzash mes fermerëve edhe në spektaklin e mbrëmjes…

8 hours ago