Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për autorin e vrasjes së 67-vjeçarit Petrika Treska.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e se enjtes ne lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës.
65 vjeçari Apostol Bollozhga nuk e ka pranuar krimin para trupit gjykues, që kryesohet nga Seladin Pysqyli.
“Deri më tani nuk ka asnjë element të detajuar që lidhet me ngjarjen. Hetimet janë në fazën e parë dhe gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’. Në të gjitha ngjarjet provat formohen gjatë hetimit. Tani janë mbledhur disa prova. I pandehuri është shprehur gjatë seancës dhe deklaroi se nuk e pranon veprën penale”, tha avokati i të pandehurit, Arben Lena.
Bollozhga akuzohet se vrau fqinjin e tij brenda banesës së këtij të fundit me thikë, pas sherrit për dritën e shkallës së pallatit, ndërsa u kap nga policia disa orë pas ngjarjes.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për të komunikuar më…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë i dy efektivëve të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Efektivët…
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të…
Charlie Kirk, aktivist konservator dhe themelues i organizatës Turning Point USA (TPUSA), ndërroi jetë dje në spital pas një sulmi…
Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë…
Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e "Shqiponjave" janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure…