Wshtë vënë në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ditës së djeshme në Shkodër, i cili plagosi me armë zjarri një 33 vjeçar.
Në pranga ka përfunduar një 36 vjeçar, me iniciale Z.L. Sipas policisë, i arrestuar ka qëlluar me armë gjahu, në drejtim të mjetit të autorit, i cili gjendej i parkuar në rrugicën para banesës. Për pasojë, mbeti i plagosur lehtë 33 vjeçari Tonin Larushku.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut, të cilën shtetasi Z. L., e kishte me lejen përkatëse.
Vijon puna për kapjen e shtetasit L. K., i dyshuar si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit T. L.
Njoftimi i policisë
Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur dje më datë 01.09.2020 ku në vendin e quajtur “Prek Cali”, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi T. L., policia ka vënë në pranga një shtetas të implikuar në këtë ngjarje.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, u bë ndalimi i shtetasit Z. L., 36 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet ka rezultuar që ky shtetas pas ngjarjes ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi T. L., ka qëlluar me armë gjahu, në drejtim të mjetit të autorit, i cili gjendej i parkuar në rrugicën para banesës. Si pasojë e të shtënave është lënduar lehtë nga një saçme shtetasi B. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër është larguar në banesë.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut, të cilën shtetasi Z. L., e kishte me lejen përkatëse.
Vijon puna për kapjen e shtetasit L. K., i dyshuar si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit T. L.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kanosja”.
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…