Categories: Uncategorized

Qarkullonin me silenciator dhe aparat për montim minash, kapen 2 “të fortit” e Fushë Krujës (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj të cilët qarkullonin me armë zjarri me silenciator me vete.

Pas ndjekjes nga forcat “Shigjetat” vihen në pranga një 24-vjeçar dhe një 29-vjeçar.

Të lidhura

None found

Sekuestrohen armë zjarri me silenciator dhe aparat telefon, i cili dyshohej se do të përdorej për prodhim të minave me telekomandë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë shtuar kontrollet, sidomos në orët e vona të mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, por dhe dyshimit të krijuar nga shërbimet e Policisë “Shigjetat” për lëvizjet e kryera nga një drejtues mjeti me automjetin e tij në momentin që ka parë forcat e Policisë, atij i është dhënë shenjë për të ndaluar, me qëllim ushtrimin e kontrollit fizik të personave dhe të automjetit, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen.

Forcat “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit tip “BMW”. Drejtuesi i automjetit, kur ka parë se po ndiqej nga forcat “Shigjetat”, ka hedhur nga dritarja e makinës një armë zjarri pistoletë me silenciator, si dhe një aparat celular që përdoret për shpërthime në distancë.

Policia ka bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe të dy personave që udhëtonin me këtë automjet. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre, konkretisht:

– E. Z., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë;
– E. A., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë;

Në vendngjarje grupi hetimor gjati dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një silenciator, 13 fishekë luftarak dhe një aparat celular që dyshohej se do përdorej për shpërthim të lëndës eksplozive në distancë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të kryera në bashkëpunim.

të fundit

Projektbuxheti i vitit 2027 arrin 4,27 miliardë euro, Kurti e prezanton para deputetëve

Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur sot para deputetëve projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës 2027, i cili “peshon”…

2 minutes ago

Përparim Rama replikon ndaj Kurtit: Dështimi i Lojërave Mesdhetare, përgjegjësi e Qeverisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me rrezikimin e organizimit të Lojërave…

3 minutes ago

Merz thërret në Berlin “Koalicionin e Vullnetmirëve”, në tryezë edhe Edi Rama

Kancelari Federal i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka organizuar në Berlin një takim të nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”,…

3 minutes ago

Konfiskohen telefonat e gazetarëve në Air Force One, Shtëpia e Bardhë flet për arsye sigurie

Shtëpia e Bardhë konfiskoi sot telefonat e përfaqësuesve të shtypit në bordin e aeroplanit presidencial amerikan, Air Force One ,…

8 minutes ago

Bytyqi akuzon Qeverinë për manipulim: Një miliard borxhe të prapambetura, dy miliardë huazime të reja

Fatmir Bytyqi nga LSDM, në seancën dëgjimore të komisionit për Projektbuxhetin për vitin 2027, theksoi se paraqitja e huamarrjes së…

21 minutes ago

Liria synon elitën, kapiteni Susuri flet për ambiciet dhe objektivin e sezonit

Kapiteni i Kf Lirisë së Prizrenit, Fitim Susuri 'Suso', ka vlerësuar ecurinë e skuadrës në këtë sezon, duke theksuar se…

27 minutes ago