Categories: Uncategorized

Qamile Kapaj pranon se ktheu shtëpinë në laborator droge, jepet dënimi për nënë e bir

Gjykata e Fierit ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për Anxhelo Kapaj dhe ‘arrest shtëpie’ për Qamile Kapajn, në banesën e të cilëve u gjet një laborator droge.

Mësohet se Qamilja e ka pranuar faktin që ka kultivuar drogën e detyruar nga kushtet e vështira ekonimike. Ajo thotë se ka marrë borxh 25 milionë lekë tek të afërmit e saj.

Gruaja është penduar dhe ka kërkuar falje ndaj organeve të drejtësisë.

Për Anxhelo Kapaj mbrojtja ka thënë se nuk jetonte në banesën e prindërve por tek motra e tij. Shkonte në shtëpi tek prindërit për ritet e Ramazanit në mëngjes dhe mbrëmje.

Pak ditë më parë policia vuri në në pránga 2 persona si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë pasi kishin kthyer një banesë në funksion të kultivimit të lëndëve narkotike.

Anxhelo Kapaj 22-vjeç dhe Qamile Kapaj janë banues në Mbrostar të Fierit të cilët mendohet të jenë nënë e bir.

Ndërkohë u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë, konkretisht shtetasit A.K., banues në Mbrostar, Fier dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike. “Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar
Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj” bënë me dije Policia.

Blutë e Fierit njoftojnë se u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.

“Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar Kanábis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në këtë kuadër u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.”, njofton Policia.

të fundit

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

14 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

40 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

1 hour ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago