Categories: Uncategorized

Pyetja që e bëjnë të gjithë: A do ketë pushime vere?

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar sot se turizmi në vend mund të nisë të marrë frymë përgjatë qershorit pasi sipas tij, atëherë pritet të hapen aktivitetet e para.

Grupet e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë po përgatisin një plan për sezonin e ri turistik për të siguruar respektimin e rregullave të higjienës dhe distancimit social.

“Duke parë mënyrën shumë të mirëmenaxhuar të koronavirusit besoj se do të kemi një sezon relativisht jo të dëmtuar në maksimum, një sezon që mund të shpëtojë,” tha Klosi ne Report Tv.

Gjithashtu, grupi i ekspertëve po përpunon një plan për hapjen e sezonit të plazhit, frymëzuar nga masat e ndërmarra nga qeveria italiane ku çadrat janë larg njëra-tjetrës dhe të ndara me peçikllaz.

“Do të jetë e pamundur të organizohen festa masive, koncerte, por do të shikojmë në kushtet e reja,” vijoi Klosi.

Në qershor mund të rinisin fluturimet tejet të kontrolluara. Sidoqoftë, ministri tha se pa dalë vaksina, do të jetë e vështirë të kthehemi në normalitet.

të fundit

Policia aksion në Shkozet, arrestohen disa persona

Policia e Shtetit ka zbarkuar pasditen e sotme në Shkozet të Durrësit. Mësohet se policia po zhvillon një aksion. Ende…

9 minutes ago

Osmani në takim me përfaqësuesin francez kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin René Troccaz, ku u…

25 minutes ago

Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon IMT për arrestimin e inspektorëve

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në…

27 minutes ago

Diddy triumfon në gjyq! Rrëzohet padia për abuzim seksual

Diddy ka fituar një çështje gjyqësore civile, ndërsa mbetet në paraburgim duke pritur dënimin në gjyqin e tij federal. Sipas…

39 minutes ago

Arrestohet piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Mitrovica e Veriut, dyshohet se spiunuan për Serbinë

Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën…

45 minutes ago

Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve

Motrës së gruas 36-vjeçare që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar të premten e kaluar në Volos të…

1 hour ago