Categories: Uncategorized

Pushimet u kthyen në tragjedi, del ekspertiza mjeko-ligjore e 17 vjeçares

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet që po bëhen për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur dy ditë më parë në Velipojë, teksa një shëtitje me motor uji u kthye në tragjedi për Enisa Dodën, 17-vjeçaren nga Mati me banim në Bathore.

Pronari i motorskafit që kanë marrë të rinjtë, Enisa doda dhe Indrit Bajraktari, kanë pohuar se ishte porositur vetëm për 30 minuta, ndërsa kur kanë pyetur të riun se ku është vajza që e shoqëronte, i ka pohuar se e kishte marrë xhaxhai.

Pronari ka rrëfyer para hetuesve se i riu ka tentuar të largohej me motorin e tij, por që ai nuk e ka lejuar. Ai ka treguar se ishte një pushues që e ka vënë në dijeni se një person po mbytej në det. Pronari hyri në det dhe ka vënë re Indritin teksa po dilte me not i vetëm. Së bashku, kanë ecur për 20 minuta ndërsa pas kësaj, pronari ka telefonuar menjëherë policinë e cila ka ndaluar Bajraktarin.

Ndërkohë, ekspertiza mjeko ligjore ka treguar se shenjat e dhunës në trupin e të ndjerës nuk janë shkaktuar nga Bajraktari, por që mund të jenë bërë gjatë mbytjes, pasi ajo mësohet se nuk ka ditur as të notojë.

I riu dyshohet se u largua drejt bregut pa e ndihmuar vajzën, teksa para hetuesve nuk ka pranuar të flasë më tepër, veçse të deklarojë se gjithçka do ta tregojë në sallën e gjyqit.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago