Categories: Uncategorized

Punoi pa doreza, humb jetën nga koronavirusi mjeku italian

Një mjek 57-vjeçar, i cili punonte në një spital të qytetit të Codognos dhe rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, ndërroi jetë për shkak të mungesës së dorezave.

Sipas “Euroneës”, Marcello Natali u shtrua në një spital në Cremona përpara se të transferohej në Milano me pneumoni të rëndë në të dy krahët. Në njërën prej intervistave të tij të fundit, Natali kishte thënë për Euroneës se “duhej të punonte pa doreza”.

“ Kishin mbaruar”, thoshte ai, teksa shtonte se në Codogno dhe në Casalen pranë tij, 14 mjekë ishin në karantinë që nga data 28 shkurt. “Ne nuk ishim të përgatitur për koronavirusin; si mjekë të periudhës post antibiotikëve, u rritëm me idenë se një pilulë kundër gjithçkaje ishte e mjaftueshme”, qenë fjalët e tij.

Vdekja e Marcello Natalit u konfirmua nga një përfaqësues i Federatës Italiane të Praktikuesve të Përgjithshëm, i cili tha se vuante dhe vetë nga pneumonia e dyfishtë për shkak të koronavirusit. “ Është si të jemi në luftë”, deklaroi ai. Paola Pedrini, sekretare rajonale në federatë, tha se 110 mjekë nga 600 që janë gjithsej në Bergamo, janë të sëmurë.

“Situata nuk është aspak mirë që nga fundi i shkurtit. Ne morëm disa maska, disa doreza, asgjë tjetër. Një maskë që duhet të zgjasë gjysmë-ditë, këtu zgjat një javë”, shprehet ajo. Shumë vende europiane po përballen me problemin e mungesës së dorezave, maskave mjekësore si dhe mjeteve të tjera si dezinfektuesi i duarve, pasi kërkesa për to është rritur ndjeshëm nga paniku që ka përfshirë njerëzit.

të fundit

Horoskopi 17 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhëniet dashurore sot do ndiheni të mbështetur dhe do keni…

4 hours ago

Manaj feston me fitore debutimin, nuk ka minuta për lojtarin tjetër të Kombëtares

Al Sharjah e ka nisur me fitore kampionatin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Rei Manaj luajti nga minuta e parë,…

4 hours ago

Pranoi se ka nxitur përçarje, qeveria serbe i heq mandatin ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën, Igor Popoviç

Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se ia ka përfunduar mandatin Igor Popoviçit, i cili mbante pozitën e ndihmësdrejtorit…

4 hours ago

Aksident në Vlorë, makina përplas të miturën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës, ku një automjet tip Mercedes ka përplasur një vajzë…

5 hours ago

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Pippo Baudo, figurë e rëndësishme e televizionit italian

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Mediat italiane bëjnë me dije se lajmi është konfirmuar nga këshilltari i…

5 hours ago

Izraeli përgatitet për ofensivën e re në Gaza, paralajmëron zhvendosjen e palestinezëve nga zona e luftës

Izraeli ka njoftuar të shtunën se po përgatitet të zhvendosë civilët palestinezë nga zonat e luftimeve në jug të Gazës,…

5 hours ago