Categories: Uncategorized

“Puna u krye”, zbardhet biseda e djalit me babain pasi ekzekutoi motrën

Të tjera detaje tronditëse janë publikuar nga vrasja e 8 viteve më parë të Eglantina Bucit në Malin me Gropa. Në skenë ka dalë edhe një dëshmitar kyç, i cili marrë në cilësinë e të penduarit.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur publikisht, por ai ka treguar me hollësi si ka ndodhur ngjarja.

“Unë jam mik me Shkëlzen Bucin, për shkak të miqësisë me të jam njohur me babain dhe motrën e tij. Shkëlzeni më ka treguar se motra ishte larguar nga banesa me fqinjin e tyre, pa miratimin e familjes dhe kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga familja. Ata më kërkuan të kisha lidhje intime me Eglantinën pasi nuk po e gjenin dot. Në një moment e takova dhe në këtë moment Shkëlzeni u afrua me të motrën për pajtim siç më tha.

Ndodhi një takim në afërsi të Kafes së Rremës, u takua me babain, vëllain, xhaxhain. Bashkë me të ishte dhe i dashuri. Është pirë një kafe pajtimi. Faik Buci i kërko i të fejoheshin zyrtarisht dhe të kishin marrëdhënie familjare.

Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë Golf 2, ia kisha dhënë unë në përdorim. Një ditë më merr në makinë mua dhe motrën e tij. Shkëlzeni i tha po të dërgoj të pimë një kafe. Kur devijuam për nga Mali me Gropa ajo e kuptoi dhe filloi të qante i tha do martohen me këdo person që doni ju vetëm mos më bëj asgjë të keqe. Ai nuk foli. Kur arritëm tek vendi që e vrau e nxori me forcë nga makina, ajo qante. Ai e qëlloi me një plumb në fytyrë, pastaj edhe disa të tjera. Unë shtanga e kam mbajt brenda vetes këtë barrë se ajo bërtiti dhe kërkonte ndihmë.

Pasi e vrau motrën telefonoi të atin dhe i tha: Puna u krye!

Kur e mori vesh që isha unë me të në makinë Faiku kërkoi të më takonte. Më kërcënoi, më tha që do të hakmerren me mua nëse flas. Tani unë jam në burg dhe nuk mund ta mbaja këtë peshë”,- rrëfeu ai.

Gazetarja Lala tha se sot në orën 12:00 pritet të jpet masa e sigursë për babë e bir që akuzohen për organizimin dhe vrasjen e Eglantina Bucit. Ndërsa ata të dy refuzojnë të kenë lidhje me ngjarjen, pritet të shoqërohen me forcë nga policia”, ka deklaruar i penduari, raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala.

Më herët në dëshminë e tij, Faik Buci pretendon se e bija është gjallë por është trafikuar.

23 vjeçarja Eglantina Buci u zhduk pa gjurmë në vitin 2012. Për këtë krim, policia akuzon shtetasit Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, përkatësisht babai dhe vëllai i viktimës.

Aktualisht, vëllai i saj, është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim për vrasje në tentativë.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

3 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

21 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

28 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

36 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago