Duket se strategjitë e Ramës dhe Veliajt për të shitur imazhin e politikanit që ulet gju më gju me popullin, kanë joshur edhe vetë Bashën.
Kreu i opozitës ka tentuar të “ndërtojë” një farsë të tillë ditën e sotme, por e kanë tradhtuar shumë detaje.
None found
Ai ka publikuar në “Facebook” një foto të shkrepur nga stafi i tij, ku shfaqet me një grua pensioniste, e cila ka dalë të bëjë pazarin për familjen.
“Me Verën, gjyshen që çdo ditë e nis me pazaret dhe preokupimin për t’i gatuar familjes.
Pensionistja që si shumë të tjerë në Shqipëri kujdesen mes sakrificave për fëmijët, nipërit dhe mbesat”, shkruan Basha.
Deri këtu skenari duket i ndërtuar mirë, por ja që çalon.
Pikë së pari pensionistja nuk duket të jetojë në lagjen e Bashës,
Long Hill pasi në këtë vend nuk gjendet asnjë vend vërdallë ashtu rastësisht ku blihen domate.
E dyta, pensionistja që Basha ka zgjedhur nuk duket aspak si gjyshet tona. Ajo shfaqet e kuruar nga koka te këmbët, e veshur me shumë kujdes, me bizhuteri dhe madje edhe make up.
E treta qeset që ka në duar kjo gjyshe janë aq të vogla sa nuk ka nevojë aspak për ndihmë.
E katërta dhe më e rëndësishmja, Basha është aq naiv sa e sheh kamerën drejtpërdrejtë dhe madje nuk e fsheh dot as buzëqeshjen.
Nuk e dimë a quhet sakrifica këto, por dimë që Basha duhet të bëjë pak më shumë kujdes me marketingun politik që i bën vetes. /albeu.com/
Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar se gara për kryetar të kësaj partie do të përfshijë…
Interpretimi i melodisë së këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, teksti i së cilës përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës, në koncertin…
Këtë të martë, një dollar amerikan, blihet për 81.8 lekë dhe shitet për 83 lekë. Euro, blihet me 90.4 lekë…
Rrethana të reja kanë rikthyer në vëmendje vdekjen e Jeffrey Epstein, pasi një patolog mjeko-ligjor pretendon se financieri amerikan nuk…
Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri kinez Xi Jinping pritet të takohen të enjten në Kinë,…
Pensioni mesatar neto në Shqipëri kishte vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian në vitin 2025,…