Categories: Uncategorized

Pse maskat nuk mbrojnë nga koronavirusi, mos harxhoni lekët kot!

Kryeministri Rama ka bërë një postim në lidhje me masat mbrojtëse nga koronavirusi duke theksuar se maskat nuk kanë asnjë efekt.

Rama i referohet Virologut italian Fabrizio Pregliasco, i cili tregon se maskat nuk janë të nevojshme nëse nuk jeni prekur nga koronavirusi.

Të lidhura

None found

Pjesë nga shpjegimi i mjekut italian:

Maska nuk është e nevojshme nëse nuk jeni pozitiv. Po përdoret kot! Për shembull, po përdoret në supermarket sepse ekziston frika nga afërsia e tjetrit, por është e kotë. Mjafton të mbani distancën prej të paktën një metër.

Jo vetëm po e përdorni kot, po edhe mund t’ju dëmtojë sepse me maskë dhe doreza, ju jeni të prirur që të bëni marrëzira: prekni gjërat me doreza dhe më pas prekni gojën me doreza duke menduar se jeni i qetë. Por nuk janë duart problemi, problemi është ku i vendosni duart. Ekziston rreziku që të ulni nivelin e vigjilencës dhe mbrojtjes.

Le të lajmë duart dhe të mbajmë distancat.

Dhe kjo natyrisht prek edhe ata që bëjnë shëtitje apo vrapuesit. Problemi nuk është tek kush shkon për vrap apo bën një shëtitje vetëm në fshat.

Është shumë më e rrezikshme të jesh afër dikujt që ka nxjerrë qenin për shëtitje, ose ka dalë në pazar në qytet. Rreziku është afërsia me të tjerët.

Kjo është më keq sesa pneumonia virale. Është një sëmundje që krijon probleme. Prandaj, nëse dikush dëshiron të shëtisë vetëm, mundet por duhet ta dijë se po rrezikon nëse ka të tjerë vërdallë dhe nuk duhet të përdorë maskë dhe doreza.

Pra lani duart mirë dhe shpesh. Dhe mbani gjithmonë distancën tuaj. Kudo dhe kurdoherë.

Maskat më shumë ju rrezikojnë duke ju nxitur të harroni rregullat bazë, se sa ju ndihmojnë të mbroheni nga virusi!.

të fundit

Qamili paralajmëron transport pa pagesë për studentët e Tetovës

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…

3 minutes ago

Klekovski: Rreth 20 mijë të vaksinuar kundër gripit, pritet blerja e 30 mijë dozave të tjera

26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…

3 minutes ago

Shqipëri–Finlandë, publikohen formacionet zyrtare; “Kuq e Zinjtë” kërkojnë vetëm fitoren

Kombëtarja e Shqipërsë është nikoqir i Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.“Kuq e Zinjtë” kanë nevojë vetëm për fitore…

12 minutes ago

Rrëzohet helikopteri ushtarak S-70 në Malatja të Turqisë, vdesin katër ushtarakë

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në Turqi, ku një helikopter ushtarak i tipit S-70 është rrëzuar në provincën…

17 minutes ago

Trump paralajmëron Meksikën: Tarifat do të dyfishohen nëse karvani i emigrantëve nuk ndalet

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me masa të reja ekonomike ndaj Meksikës, duke paralajmëruar dyfishimin e tarifave tregtare nëse…

17 minutes ago

Public Revenue Office publishes debtor list: 5,200 citizens and companies owe more than 14 billion denars

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar listën e fundit të debitorëve të nëntorit, e cila përfshin një total…

25 minutes ago