Categories: Uncategorized

Pse koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Itali?

Në vetëm pak ditë, numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka arritur në 152 raste (sipas përditësimeve të orëve fundit), më shumë se 90 në Lombardi, 25 në Veneto, por të dhënat pritet të rriten në orët e ardhshme.

Të premten në mëngjes, Italia u zgjua me një ëndërr të keqe: u shënua viktima e parë nga koronavirusi – Adriano Trevisan, 78 vjeç, vdiq në spitalin Schiavonia (Padova) pas 10 ditësh i shtruar. Deri më tani janë shënuar katër raste. Më i fundit, sot (e hënë).

Një rrufe në qiell të hapur, pak orë pas lajmit të rasteve të para të infeksioneve sekondare, domethënë kur personat infektohen nga të tjerë që vijnë nga vende të epidemisë në Kinë. Në 48 orë, Lombardia dhe Veneto e panë veten të blinduar, me shkolla, kinema, pishina etj., të mbyllura për të paktën një javë, me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit.

Roli i spitaleve

Por përse dy rastet me koronavirus, ai në Veneto dhe ai në Lombardi, u përhapën kaq shpejt? “Pati një mungesë njohurish të punonjësve të sistemit të shëndetësisë, të cilët nuk ishin në gjendje të njohin menjëherë simptomat e virusit” – komentoi komisioneri i emergjencës, Angelo Borrelli.

Në spitalin e Codogno, ku u shtrua pacienti i parë, mbetën të infektuar të paktën edhe pesë mjekë dhe infermierë. Në spitalin e Dolo, ku u shtrua një pensionist nga Mira, mjeku, infermieri dhe një tjetër punonjës shëndetësor që e ndoqën rastin, rezultuan pozitiv ndaj Covid-19.

Në spitalin e Schiavonia, ku humbi jetën pacienti i parë, deri më tani nuk rezulton i prekur asnjë punonjës i spitalit, por ai do të zbrazet, pasi pacienti i ndier qëndroi aty për dhjetë ditë. Për të dy rastet e para që humbën jetën, nuk u dyshua për infektim nga koronavirusi. Pacientit të Schiavonia, iu bë testi pak orë para se të vdiste.

“Ka pasur situata në të cilat nuk kemi arritur të njohim menjëherë simptomat e virusit” – shtoi komisioneri i emergjencës, Angelo Borrelli, i cili theksoi se nuk ishte “faji” i mjekëve, por “vështirësia” për të identifikuar simptomat.

“Në Itali, një ose shumë njerëz infektohen nga ata që vijnë nga vende të epidemisë, më pas janë rastet e të infektuarve sekondarë, me të njëjtën kohë inkubacioni”– shpjegoi Walter Ricciardi, profesor i Higjienës dhe Shëndetit Publik në Universitetin Katolik ‘Sacro Cuore’ në Romë dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ndër të tjera, kur infektohen mjekë do të thotë që nuk janë zbatuar rregullat e përshtatshme, duke qenë se virusi është shumë ngjitës”.

Koronavirusi nuk qarkullonte

Për më tepër, deri para pak ditësh, koronavirusi nuk qarkullonte në Itali. Asnjë prej pacientëve nuk kishte qenë kurrë në Kinë dhe as që kishte kontakte me persona të kthyer nga Kina.

“Manifestimet klinike të personave të shtruar ishin ato të gripit: nuk u mendua për koronavirus, thjesht për faktin sepse në Itali nuk ishte raportuar më parë, përveç dy turistëve kinezë të shtruar në Institutin Kombëtar për Sëmundje Infektive ‘Lazzaro Spallanzani’ në Romë” – shpjegon Fabrizio Pregliasco, virolog dhe studiues në Departamentin e Shkencave Biomjekësore për Shëndetin në Universitetin e Milanos.

As protokollet për mbrojtje të veçantë për mjekët që kujdesen për pacientë të sëmurë me grip nuk vihen në zbatim dhe kjo ka ndikuar në përshpejtimin e përhapjes së virusit, pasi punonjësit e sistemit shëndetësor nuk ishin të mbrojtur si duhet. “Mjekët dhe infermierët janë më shumë të rrezikuar ndaj infektimit, sepse kanë një afërsi më të madhe me pacientin, pikërisht për këtë ata duhet të zbatojnë rregulla strikte” – thotë mjeku virolog, Fabrizio Pregliasco.

Italia (thuajse) si Kina

Italia ka përjetuar të njëjtën situatë si Kina: u gjend përballë një virusi të ri. E vërtetë, në Itali flitej për koronavirusin prej një muaji, por deri para pak ditësh, nuk ishte shënuar asnjë rast dytësor.

“Ndryshimi është që Kina nguroi pak deri sa t’ia komunikonte botës ekzistencën e një virusi të ri, ndërsa Italia i vuri në dispozicion të dhënat menjëherë” – saktëson mjeku Pregliasco. Për koronavirusin, është bërë një screening “i thelluar, pikërisht për këtë numri i të prekurve është shfaqur shpejt” – shkruan zv.ministri i Shëndetësisë, Pierpaolo Sieri në një postim në Facebook.

Kërkuesi Fabrizio Pregliasco shton: “Nuk e përjashtoj faktin që edhe në vende të tjera të Europës të ketë po kaq raste sa në vendin tonë, edhe nëse nuk ka pasur raste serioze, mund të mos jenë kryer verifikime të sakta si te ne”.

të fundit

FOTO/ Alesia Bami rrëmben vëmendjen në rrjet, shkëlqen me format e saj me bikini

Alesia Bami vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të momentit, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimet…

10 minutes ago

E BUJSHME/ Kristjan Asllani nuk bën më pjesë në planet e Interit, zikaltërit e kanë mendjen te mesfushori brazilian

Merkatoja e verës është hapur dhe klubet më në zë të Evropës janë vendosur në ndjekje të objektivave në tregun…

10 minutes ago

Ander Herrera pezullohet me 4 ndeshje dhe gjobë të majme për shkak të përleshjes me me një roje sigurie

Ander Herrera është dënuar me një pezullim prej katër ndeshjesh pas një përleshjeje të ashpër me një roje sigurie gjatë…

18 minutes ago

Bisedimet në Gjenevë mes Iranit dhe ministrave të BE, përpjekje për të zgjidhur krizën në Lindjen e Mesme

Në Gjenevë po zhvillohen bisedime midis ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, dhe homologëve të tij nga Franca, Gjermania…

23 minutes ago

Blushi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohet takimi me motrën dhe fëmijët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dënoncuar ditën e sotme se autoritetet kanë shkelur ligjin, duke…

43 minutes ago

Tjerër sulm me raketa në Izrael! Irani shënjestron qytetetet veriore, disa të plagosur

Raketat iraniane goditën disa vende në të gjithë Izraelin të premten, sipas ekipeve të zjarrfikësve dhe shpëtimit, duke bërë që…

1 hour ago