Categories: Uncategorized

“PS do vjedhë zgjedhjet”, Braçe përplaset me PD-në pas akuzave

Partia Demokratike ka ngritur akuza ndaj qeverisë Rama se ka nisur që tani të vjedhë zgjedhjet.

Pikërisht për këtë, ka reaguar Zv.kryeministri Erion Braçe i cili mohon të jetë e vërtetë ndërkohë që paralajmëron se partia e tij do të ngrejë kallëzim penal për këtë akuzë, duke theksuar se skenarët kriminalë do ndëshkohen sipas ligjit.

Postimi i Plotë

“Shantazhi mbi administraten eshte vertet kriminal!

Prej mengjesit te sotem, duke nisur nga nje njeri qe shantazhon administraten vendore per perfitime banale kriminale edhe ne oborr te institucioneve dhe, vijuar me nje udheheqes qe rikthen fuksat e partise se qemotit ne aktivitet ktiminal ndaj administrates kudo,

Partia e Lylit ka rritur trysnine kriminale, publike ndaj nepunesve te shtetit!

Sorollasin nje leter pa shenja identifikuese te cdo lloji, te cilen mund ta bej kushdo, pra edhe ata vete, si prove e angazhimit te administrates ne “nje skeme te vjedhjes se votes”;

Vecanerisht kur thone se kjo leter u eshte dhene keshilltareve bashkiake qe nuk jane “administrate”, por te zgjedhur politike me vote!

Si kjo leter gjen ne Google dhjetera te se njejtes forme, tepke, te cilat PD i ka bere cdo pale zgjedhje.

E SFIDOJ Partia e Lylit te nxjerre nje pedeist te vetem ne administrate-dhe ka shume te tille, te thote qe e ka thirrur nje epror, i ka kerkuar dhunshem angazhim me PS dhe i ka dhene ne dore kete leter!

Nje pedeist te vetem, publikisht! Ne te kundert, dua te percjelle nje mesazh shume te qarte;

AKTIVITETI POLITIK, PARTIAK NE ZYRAT E SHTETIT DHE NE KOHEN E PUNES SE PERCAKTUAR NGA LIGJI, ESHTE I NDALUAR DHE CDO TITULLAR DO MBAJE PERGJEGJESI PER CDO SHKELJE TE KETIJ LIGJI!

Nderkohe, une dhe cdo institucion do i dale per zot cdo nepunesi te shtetit qe do te jete nen agresionin e shantazhin e paralajmeruar sot nga Partia e Lylit permes bandave partiake qe duan te zevendesojne shtetin me partine e tyre;

Cdo akt i tille sulmi e shantazhi ndaj cdo nepunesi do goditet me forcen e ligjit e do kallezohet sic ligji e percakton!

Skenaret kriminale qe ende nuk jane ndeshkuar sic duhet, shpikur nga hici e kthyer ne ceshtje shantazhi kriminal, nuk kalojne me, nuk falen me e do ndeshkohen sic e meritojne sipas ligjeve ne fuqi!”, shkruan Braçe.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

26 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

44 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

52 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

59 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

9 hours ago