Categories: Uncategorized

Prostitucion e drogë, kush janë 4 të dënuarit që morën formularin e OFL-së

Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë katër të dënuarve nga Fieri dhe Lushnja.

Mësohet se OFL iu është drejtuar të dënuarve për drogë e prostitucion Latif Gurguri, Mikel Hyka, Klodian Thomaj dhe Arben Shehaj, të cilët duhet të përgjigjen për pasurinë brenda 48 orëve.

Të lidhura

None found

Njoftimi i OFL

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L. G., banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

M. H., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

K. Th., banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

A. Sh., banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

të fundit

Politico: Pesë zhvillime që mund të sjellë humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit për Evropën

Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…

7 minutes ago

Publikohen pamje të reja nga përplasja mes Carrickut dhe Cunhas pas përjashtimit ndaj Romës

Pamjet nga brenda ‘Old Trafford’ kanë zbuluar reagimin e Michael Carrick ndaj veprimeve të Matheus Cunhas, pas fitores spektakolare të…

8 minutes ago

Demokratët sigurojnë të dyja dhomat e Kongresit në SHBA, numërimi i votave vazhdon

Demokratët kanë shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke…

8 minutes ago

Aksident i rëndë në Durrës/ Humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…

14 minutes ago

VIDEO/ Studentët e refuzojnë dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama i fton sërish në dialog, nxjerr para kryeministrisë tavolinën prej guri

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…

14 minutes ago

Barcelona në pritje të përgjigjes për Rodrin para derbit me Atletico Madridin

Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…

21 minutes ago