Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Lezhë për shkak se akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
I arrestuari është Y.B., 41 vjeç, banues në Lezhë.
Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2019, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Njoftimi i policisë
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.
Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore një person, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shengjinit” , bllokimin e mjetit tip “Volksëagen”, si dhe të drejtuesit të mjetit, shtetasin:
Y.B., 41 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2019, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…