Juventusi dominon prej vitesh futbollin italian dhe është kthyer përsëri në një skuadër me shumë prestigj në Europë.
Por kjo nuk eviton “gropën” në bilancet financiare të bardhezinjve, të cilët regjistrojnë humbje të mëdha dhe për të tretin vit radhazi, kanë mbyllur bilancin e tyre me humbje.
Në komunikatën e fundit, klubi ka treguar se bilanci i 2019-2020 është mbyllur me 71,4 milionë euro humbje, duke regjistruar edicionin e tretë me pasiv për bardhezinjtë e sipas të gjitha parashikimeve, edhe sezoni 2020-2021 do të jetë i tillë. Këshilli Administrativ miratoi këtë bilanc që çon në 385 milionë euro borxhet që ka klubi.
Një nga të dhënat më shqetësuese vjen nga fakti se të ardhurat janë në rënie, pasi nga 621,4 milionë euro të një viti më parë, të ardhurat kanë rënë në 573,4 milionë euro.
Juventusi ka shmangur një katastrofë të rëndë financiare vetëm falë lëvizjes që bëri me uljen e rrogave të lojtarëve gjatë periudhës së ndalimit të aktiviteteve sportive. Vetëm nga ai akord me lojtarët, Juventusi zyrtarizoi sot se ka shpëtuar rreth 90 milionë euro.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…