Familjarët e Ervis Zotos, të riut të akuzuar se bashkë me dy shokë të tjerë vrau Drita Saliajn kanë folur në dyert e gjykatës së Fierit duke mohuar djalin, ndërsa kanë kërkuar dënim maksimal për të.
Syrja dhe Violat Zoto janë shprehur se nuk dinin asgjë për çfarë kishte bërë djali dhe se janë të tronditur nga ngjarja.
None found
Abcnews.al raporton se ata e mohojnë Ervisin si djalin e tyre duke kërkuar që ta marrin dhe ta “pushkatojnë në mes të fshatit”.
“Shteti të marrë masa. Ose ta sjellë në Gjerbës të Mallkastrës ta pushkatojmë vetë. Policia ka ardhur tek shtëpia në orën 4 të mëngjesit. Më pyetën ku e ke djalin, i thash nuk e di.
Djali ishte duke fjetur tek shtëpia e një kushëriri. Shkuan dhe e gjetën atje dhe e morën”, u shpreh Syrja Zoto, ndërsa Violeta tregon se ka patur raporte shumë të mira me viktimën, Drita Saliajn.
Violeta thotë se pas ngjarjes, Ervisi ishte i hutuar dhe nuk hante bukë.
“Ajo grua nuk ka faj, ishte shumë e mirë dhe shumë e ndershme. E kam patur shpirt. Ishte një njëri i mirë dhe nuk të ngacmonte. Atë djalë ta djegin me benzinë”, u shpreh ajo.
Drita Saliaj u vra natën e 5 janarit 2020, ku Ervis Zotaj, Luis Saliaj dhe Sindi Shehaj kanë hyrë në shtëpinë e saj si miq dhe më pas e kanë sulmuar për t’i marrë paratë.
Pas ngjarjes ata e kanë hedhur trupin e saj në rezervuarin e fshatit.
Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…
Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë…
Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…
Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…
Kreu i Dhomës Britanike të Tregtisë, Dr. Klodian Allajbeu, shkruan në gazetën britanike “The Independent” se investimet në arsim, bursat…