Lyon tashmë po mendon për ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Champions-it, kundër Juventusit. Francezët mposhtën bardhezinjtë 1-0 në sfidën e parë, ndërsa shpresojnë se mund të kualifikohen në çerekfinale.
Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia fitoi në ndeshjen e fundit të Ligue 1, duke mposhtur St.Etienne 2-0. Pas fitores së kampionatit, presidenti i Lyon, Jean Michel Aulas, u përqendrua te transferta e Torinos kundër Juventusit, duke përsëritur se urgjenca e “Coronavirus” mund ta detyrojë UEFA-n të zgjedhë një fushë neutrale:
“UEFA do të vendosë, por fakte të reja kanë dalë që nga ndeshja e parë mes nesh. Për shembull, Juve U-23, që luan në Serie C, është vendosur në karantinë. Katër lojtarë të saj janë trajnuar me ekipin e parë. Ne i shohim zhvillimet, të cilat shpresoj se do të jenë pozitive. Jemi të hapur për vendimet e UEFA-s, por në rastin më të keq, nëse duhet të luajmë në fushë neutrale, do ta bëjmë me qejf”.
Sidoqoftë, ka ende mjaft ditë deri më 17 mars, kur është planfikuar kthimi mes dy skuadrave në fjalë. Edhe pse situata e “Coronavirus” është e paparashikueshme për cilindo, edhe mjekësinë, vështirë që “Allianz Stadium” të qëndrojë mbyllur për Champions, pa tifozë; ose më keq, ndeshja të spostohet diku tjetër. Ky variant, me siguri që është dëshirë e Lyon dhe e presidentit të tij.
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…