Categories: Uncategorized

Premtuan një hakmarrje të hidhur ndaj SHBA, ky është veprimi i parë i Iranit

Në mes të tensioneve midis Teheranit dhe Uashingtonit, Irani ka njoftuar se nuk do të respektojë më kufizimet e marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare. Megjithatë, Irani lë hapur dyer të pasme.

“Për programin bërthamor të Iranit nuk do të ketë më kufizime,” deklaroi qeveria në Teheran të dielën në mbrëmje. Kjo ka të bëjë me “aftësinë për të pasuruar uraniumin, nivelin e pasurimit të uraniumit dhe fushave të tjera të kërkimit dhe zhvillimit”. Kjo është “faza e pestë dhe e fundit” e tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, Irani e bëri të qartë se programi i tij bërthamor ishte gjithmonë në përputhje me nevojat e tij teknike. Kështu që mbetet e paqartë se në çfarë mase do ta pasurojë Irani në të vërtetë uraniumin e tij.

Edhe bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike IAEA do të vazhdojë, u bë e ditur nga Teherani. Veç kësaj Irani bëri të ditur se është i gatshëm në çdo kohë të kthehet plotësisht në marrëveshjen bërthamore sapo marrëveshja të zbatohej në përputhje me kontratën dhe kur të hiqen sanksionet e SHBA. Me këtë Irani ka lënë një derë të hapur për një zgjidhje diplomatike.

Sipas vëzhguesve politikë, Irani i përgjigjet me deklaratën e tij vrasjes së gjeneralit iranian Ghassem Soleimani në një sulm të SHBA në Bagdad të premten në mbrëmje. Teherani ishte betuar për “hakmarrje” për këtë akt. Që atëherë, në rajon është përhapur frika e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës dhe e konflikteve të armatosura.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump e bëri të qartë se në rast të një sulmi ndaj qytetarëve amerikanë ose objektivave amerikane, Irani do të përballet me pasojat më të rënda.

Shtetet e Bashkuara do të godasin shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, kërcënoi Trumpi në Tëitter. Një kundërsulm i tillë mund të jetë “ndoshta joproporcional”, paralajmëroi ai. Trumpi nënkupton ndoshta me këtë se Shtetet e Bashkuara mund t’i përgjigjen një sulmi iranian me një sulm shumë më të madh. /DW/

të fundit

Goditja nga SPAK e grupit kriminal Rraja, GJKKO pranon kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, lë në burg 10 anëtarët

GJKKO ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka lënë në burg 10 anëtarët e arrestuar të grupit kriminal…

33 minutes ago

EMRAT/ Trafik narkotikësh, Gjykata e Posaçme dënon dy të pandehur me 10 vite burg

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në çështjen e vitit 2023 lidhur me narkotikët. Redian (Refik)…

45 minutes ago

Raporti me Benitën, Toney i drejtohet ashpër Klodit: Nuk është burrëri me prek në pikë të dobët

Toney dhe Klodian Mihaj duket se kanë rënë në hall sa i përket raportit të tyre me Benita Zenën. Ata…

50 minutes ago

Shefi i NATO-s jep alarmin: Ne jemi targeti i radhës i Putinit, vendet anëtare duhet të shtojnë me shpejtësi shpenzimet ushtarake, të jemi gati

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte është i bindur se Nato do të jetë target i radhës i Rusisë.…

1 hour ago

FOTO/ Arbana Osmani konfuzon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi…

1 hour ago

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda, lë në fuqi vendimin GJKKO me 10 muaj burg

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë për ish-zv ministren e Brendshme Rovena Voda. Në Dhomë Këshillimi,…

1 hour ago