Categories: Uncategorized

Premtuan mbrojtjen e Teatrit, Kryemadhi tani thotë se s’do lejohet ndërtimi i kullave: S’dihet ku është Basha

Forca të shumta policie rrethuam perimetrin e godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa pjesa ballore është shembur.

Monila Kryemadhi ishte mes të shoqëruarve në Polici gjatë shembjes së Teatrit. Mbrëmë aty ishte edhe Lulzim Basha lu te dy premtuan se do ta mbronin teatrin me çdo kusht por se kreu i opozitës nul dihet ku është tani.

Pas lirimit të saj nga Policia, Kryemadhi i ka bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë kundër shembjes së Teatrit.

“Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Mos të njohin asnjë gjë, që është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komunizmit i kanë aty dhe me ndihmën dhe pazaret e tyre”, është shprehur Kryemadhi.

A kishit ju një garanci për mosprishjen e teatrit?

Kryemadhi: Garancia është reforma në drejtësi që janë harxhuar mbi 100 milionë euro. Dhe sot ka me qindra shqiptarë janë dhe dergjen në procese penale, hetime për shkak të mospagesës së energjisë elektrike. Dhe sot e kësaj dite drejtësia shqiptare akoma nuk ka marrë asnjë informacion përsa i përket falsifikimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak që ka bërë kryetari i Këshillit Bashkiak.

Akoma nuk ka thirrur dhe nuk ka verifikuar se kush kanë qenë ata që kanë bërë inspektimin e godinës. Prandaj dua të them që nuk më ngelet gjë tjetër vetëm të lutëm për paqen e shpirtit të Edi Ramës se kam përshtypjen që ato themelet e kullave që mendon që do të ngrihen aty do të jenë varri i tij aty do të gjejë dhe fundin e tij.

I bëj thirrje edhe drejtësisë që vazhdon dhe flen gjumë dhe që gënjën. Të fillojë të na hetojë ne, që kundërshtuam policinë, të fillojë të na arrestojë ne që mbrojtëm shqiptarinë sepse mesa duket drejtësia shqiptare vazhdon haj dhe pi në ditëlindjet e deputetëv të Partisë Socialiste.

Zonja Kryemadhi a i patë artistët që i shoqëruan?

Kryemadhi: Po isha bashkë me ta. Besoj se një pjesë të tyre i kanë shpërndarë nëpër komisariate sipas vendbanimeve. Bashkë në dhomën e qëndrimit me mua ishte dhe një vajzë, përfitoj nga rasti t’i njoftoj dhe familjarët e saj që është mirë, një vajzë me kacurrela bjonde, e Lëvizjes Vetëvendosje nga Skrapari ishte.

Nuk e di se çfarë ka bërë bashkia, di të them që bashkia dhe kryetari i bashkisë ka bërë një gabim shumë të madh. Kaq di të them.

A i bëni thirrje popullit që ta braktisë gjendjen e fatkeqësisë natyrore?

Kryemadhi: Po sigurisht që duhet braktisur të mos rrinë më se do t’i mbysi. Një njeri që thotë deri në 17.30 rri virusi rrugëve. Shqiptarëve iu është ngritur mendja leje, orar ndalimi, të ndaloi policia, rregulli, urdhër.

Cfarë aksioni do të ndërmarrë opozita pas kësaj?

Kryemadhi: E para një herë sot nuk është momenti për të folur për aksionin. E rëndësishme për mua sot është për të vazhduar atë që kemi nisur. Shpresoj që vërejtja jonë nuk do të jetë ndaj këtyre djemve dhe vajzave që janë përballë nesh.

Ne duhet të kemi vetëm një qëllim. Qëllimi ynë është që t’i kthejmë Shqipërisë normalitetin. Qëllimi ynë është që të largojmë farsë të keq. Qëllimi ynë është që Shqipëria të mos jetë peng i klaneve të drogës dhe grupeve anti-shqiptare. Qëllimi ynë është që me fatet e shqiptarëve të mos bëjnë llogaritë elektorale dhe llogaritë financiare të tyre.

Shkatërruesi kryesor është Veliaj dhe fadromistët e shkretë që kanë goditur. Në dijeninë time, më thonë që drejtori i Teatrit ka firmosur një procesverbal që aty brenda s’ka asgjë. Nëse e ka bërë këtë gjë, nuk ka kazino Hervin Culi që të shpëtojë dhe nuk ka audit të të shpëtojë për këtë gjë, nëse ti e ke firmosur.

Sepse nëse të kërcënon Edi Rama me auditin e teatrit do ta paguash gjithë jetën tënde jo vetëm me auditin, por gjithë jetën tënde atë që ka bërë sot, atë që iu ka bërë kolegëve të tij. E njoh Hervin Culin e kam mik, por më vjen shumë keq që ka rënë kaq poshtë që të firmosë një gjë të tillë. Turp për të dhe turp për ata që e kanë lejuar të bëjnë këtë gjë.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

2 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

3 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

3 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

3 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

4 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

4 hours ago