Në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut janë publikuar të dhënat me rezultatet e para për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas KSHZ-së, në gjithë vendin dalja e qytetarëve në zgjedhje ka qenë 51.34% e votuesve të regjistruar për të votuar.
None found
Referuar rezultateve preliminare të publikuara në faqen e KQZ nga numërimi i reth 99.4% i votave apo 3459 nga gjithsej 3480 vendotime, rezultatet fitues e nxjerin koalicionin LSDM-BESA me 36% të votave, i ndjekur nga VMRO-DPMNE me 34.71% të votave, pasuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim me 11.48% të votave si dhe koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës me 8.65% të votave. Nga partitë më të vogla, E majta ka fituar 4.13% dhe PDSH 1.53% të votave.
Përkthyer në mandate deputetësh, koalicioni LSDM-Besa ka fituar 46 mandate, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, koaliconi ASH-Alternativa 12, E majta 2 si dhe PDSH 1 deputet.
Shqiptarët në këta zgjedhje do kenë numër rekord deputetësh në parlamentin e Maqedonisë së veriut me gjithsej 33 deputetë, duke llogaritur këtu edhe 5 deputetët shqiptarë nga koalicioni LSDM-Besa.
Në tabelën në vazhdim mund ti shikoni numrin e votave, përqindjen dhe mandatet e fituara nga të gjitha partitë që garuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 15 Korik.
Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…
Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…