Categories: Uncategorized

Posta Shqiptare njofton si do të bëhet shpërndarja e pensionit të muajit maj

Posta Shqiptare ka bërë të ditur se po vijon shpërndarja e pensioneve në shtëpi edhe përgjatë muajit Maj.

Madje, posta kërkon bashkëpunimin e të gjithëve për të këshilluar prindërit dhe gjyshërit që të mos paraqiten në zyrë postare, si dhe t’i ndihmojnë këta të fundit që për çdo paqartësi në lidhje me datat e pensionit të kontaktojnë në mënyrat tona të kontaktit.

Njoftimi

Ju bëjmë me dije se edhe përgjatë muajit Maj, Posta Shqiptare do të vijojë shpërndarjen e pensioneve në shtëpi 🏡 për të gjithë pensionistët 👵🧓🏻 e Republikës së Shqipërisë 📍, sipas të dhënave të dërguara në adresat tona të kontaktit.

Shpërndarja e pensioneve, do të vijojë të realizohet sipas grafikut të përcaktuar 🗓, për të cilin të gjithë pensionistët janë në dijeni.

Referuar fotove që po qarkullojnë në disa media sociale dhe portale, sqarojmë se ato pjesërisht nuk i përkasin ambienteve të jashtme të zyrave tona postare, por është e vërtetë që një pjesë e tyre janë në zyrat postare.

Në fotot e publikuara duket qartë prezenca e Policisë së Shtetit , të cilët gjejmë rastin ti falenderojmë për kontributin e tyre. Në këtë situatë, është e pamundur të respektohen rregullat pa bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve.

Duke mirëkuptuar shqetësimin e pensionistëve për marrjen e pensioneve në kohë, kërkojmë nga ana e tyre respektimin e Urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë nr.156, datë 10.03.2020 për ‘‘Marrjen e masave të veçanta në parandalimin e perhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID -19’’ i cili kufizon lëvizjen e lirë të kësaj kategorie si mosha më e rrezikuar nga COVID-19.

Grumbullimi i pensionistëve në ambientet e zyrave postare nuk përshpejton procedurën e ndarjes së tyre, por krijon pengesë në punën e punonjësve të zyrave postare, të cilët gjatë kësaj periudhe kohe kanë punuar dhe po punojnë me shumë përkushtim në përfundimin me sukses të këtij shërbimi që për ne tashmë është një sfidë prej më shumë se dy muajsh.

Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në rrjetet tona sociale dhe në numrat e vënë në dispozicion, nga e hëna – premte, ora ⏰08:30-16:30⏰

Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush!❤

Shpejt.Sigurt.Kudo. 🚲🛵

të fundit

Eksplozivi në hotelin e njohur si biznes i Vangjush Dakos, policia del me njoftim zyrtar

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…

19 minutes ago

Taksia përplas motorin në Vlorë, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…

38 minutes ago

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

1 hour ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…

2 hours ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

2 hours ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

2 hours ago