Categories: Uncategorized

Porositi dy vrasje dhe dyshohet për ekzekutimin e Bujar Çelës, merret vendimi për Erion Alibeajn

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “Arrest me burg” per 34 -vjeçarin Erion Alibej i akuzuar nga prokuroria e Elbasanit si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Pasi shqyrtoi provat e paraqitura nga kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, vendimi për arrest me burg u mor nga gjykatësja Matilda Fetahu.

Alibej akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, të ndodhur në korrik të 2020, me një diferenë prej 10 ditësh nga njëra-tjetra.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej (Dylgjeri), i cili ishte objektivi i një atentati me armë që përfundoi në masakër ditët e fundit të dhjetorit 2018.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atë natë, mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay. Mbi automjetin luksoz “Range Rover-it”, u derdh një breshëri plumbash kallashnikovi.

Ngjarja dyshohej se ishte për larje hesapesh për shkak të prishjes së e pazareve të drogës në Angli apo Holandë.

Erion (Andrea) Alibej, së bashku me vëllain e tij, Endrit Alibej u arrestuan më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”.

Në kuadër të këtij operacioni u goditën në 2013, dy grupe shqiptarësh, i pari me 3 anëtarë që vepronin në Francë dhe pjesa tjetër që vepronte në Itali dhe drejtohej nga vëllezërit Alibej.

Dyshja nga Elbasani administronte një trafik të konsiderueshëm droge të tipit kokainë në territorin e provincës së Astit dhe furnizoheshin me lëndë narkotike nga shqiptari Sajmir Serjani, banues në Torino, i identifikuar si anëtar i një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në Holandë e me depozita kokaine në Torino, Alessandrino e në provincën e Milanos.

Gjatë arrestimit, vëllezërve Alibej u janë gjetur në dy banesat e tyre në Asti rreth 15 kg kokainë e fshehur, ndërsa në total gjatë operacionit me 15 të arrestuar u dokumentua si pjesë e trafikut 31 kg lëndë narkotike me vlerë mbi 10 milionë euro.

Në aktivitetin e tyre kriminal grupi i vëllezërve Alibej përdornin pseudonime si Tarzani, Tino, Ciçio, Bimbo, ndërsa në gjuhën e kriptuar kokaina identifikohej me fjalën “foto”.

të fundit

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

19 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

27 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

53 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

1 hour ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

1 hour ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

2 hours ago