Categories: Uncategorized

Policia “nuk lëshon pe”, 12 të arrestuar brenda pak orësh në Tiranë

Policia e Tiranës ka vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë duke arrestuar 12 persona, 5 prej tyre të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, janë kapur dhe ndaluar 5 shtetas, konkretisht:

•Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin J. B., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve”. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve B. S. dhe B. A., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

•Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. K., 47 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

•Nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit është kapur dhe ndaluar shtetasi D. R., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Përndjekja”;

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. B., 47 vjeçe, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u konstatua jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 25 vjeç, pasi në rrugën “Mine Peza”, është konstatuar duke prishur rendin dhe qetësinë publike dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjithashtu, nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 31 vjeç, pasi në rrugën ’’Jusuf Gërvalla’’, ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, të cilën kishte muaj që e përndiqte.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 51 vjeç, sepse në fshatin Gosë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Xh., 33 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. M. dhe P. K., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

4 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

4 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

4 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago