I plagosuri Solli Meçe, 70 vjeç ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen ë rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Fier, ku efektivi i FNSH-së, Paulin Shpami e ka plagosur me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi pasi polici i dehur u fut me makinë në shtëpinë e 70-vjeçarit.
70 vjeçari në një deklaratë për ABC News ka bërë me dije se rrotonta e ndodhur në vendin “Vija e Ngjalës” është bërë gjithmonë shkak i aksidenteve të ndryshme dhe shumë makina që përplasen me shtëpinë e tij. Ai ka thënë se si pasojë e ngushtimit të rrugës ndodh që shumë makina përfundojnë në oborrin e shtëpisë së tij.
“Personi ishte i pirë dhe nuk kishte pirë raki por ishte i droguar. Unë jam i plagosur në gisht ku mora një raport mjekoligjor shkova te mjeku ligjor por ai nuk ishte dhe më tha që të shkoja të shtunën. Unë dola në momentin që dëgjova zhurmën më ka dëmtuar makinën, ai po shante ishte bashkë me dy të tjerë ai më pas nxori armën u rrotullum gjatë përleshjes dhe dola siper atëherë me vendosi armën që kishte 14 fishekë por fatmirësisht arma është shkrepur vetëm një herë dhe fatmirësisht më kapi vetëm gishtin”, shprehet 70 vjeçari i plagosur këtë të enjte në Fier.
Këtë të premte, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë foto-albumin…
Sot, më 12 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.5 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Këtë të premte, Kuvendi do të zhvillojë në orën 10:00 mbledhjen e parë të Legjislaturës XI, në zbatim të dekretit…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…