Categories: Uncategorized

Po transportonin 36 sirianë, arrestohen dy të rrij një doganën e Morinës

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi u kapën në kufirin e Morinës duke transportuar në mënyrë të paligjshme 36 shtetas sirianë.

Të rinjtë e identifikuar si E.P., 33 vjeç dhe M.D., 22 vjeç, po lëviznin me një fugon tip “Sprinter” dhe kishin përfituar para për të ndihmuar shtetasit sirianë që ti kalonin në Kosovë.

Njoftim i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Sprinter”. Operacioni policor nga Policia kufitare, për goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas një pune disaditore, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në zbatim të planit të masave, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Sprinter” në kuadrin e të cilit u arrestuan dy shtetas, konkretisht: E.P., 33 vjeç, banues në Tiranë; M.D., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin fugon tip “Sprinter”, me të cilin po transportonin 36 shtetas sirianë. Shtetasit E. P. dhe M. D. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

të fundit

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

4 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

26 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

47 minutes ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

1 hour ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

1 hour ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

2 hours ago